2 SHTATOR 2015
- Stacioni kryesor hekurudhor u mbyl dje për të mos lejuar kalimin e imigrantëve. Gjermania shkaktoi një vërshim, kur lajmëroi se do të lehtësonte kërkesat për hyrjen e refugjatëve sirianë.
- Aksionet në nivel global pësuan një rënie të fortë të martën. Shifrat e dobëta të prodhimit nga Kina, Europa dhe SHBA rindezën frikërat se ekonomia botërore po ngadalësohet.
- Policia e Teksasit po përpiqet të sigurojë më shumë kamera trupore për sherifët. Miratimi i fondit vjen pasi dy policë u shfaqën duke vrarë një person që i kishte ngritur duart lart.
- Një aksion i madh policor po ndodh në veri të Chicagos. Autoritetet po ndjekin tre të dyshuar të armatosur, pasi një polic u vra të martën në rrethinat e Fox Lake.
- Ushtria e Kinës mund të përjetojë një rinovim total. planet pritet që të shpallen gjatë një parade të madhe ushtarake në Pekin të enjten, që do të mbahen në përkujtim të 70-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
- Avantazhi i partisë Syriza në Greqi po bie. Një sondazh i ri tregon se partia e majtë është vetëm një pikë përpara partisë konservatore Demokracia e Re, tashmë vetëm 20 ditë para zgjedhjeve.
- Presidenti i Guatemalës, Otto Perez është ndaluar që të largohet nga vendi. Kjo lëvizje vjen vetëm disa orë pasi atij iu hoq imuniteti, me qëllim që të ndiqet penalisht për rolin e tij në një mashtrim me doganat.
- Papa Francesku i ka lehtësuar rregullat për abortin. Gjatë Vitit të Shenjtë të ardhshëm, të gjithë priftërinjtë do të lejohen që të falin gratë që kanë patur abort, normalisht vetëm një privilegj i klerit apo i një misionari.
- Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në breg, pranë vendeve olimpikë të Rios. Për ngordhjet gjatë fundjavës po fajësohen ujërat e ndotur dhe ka shqetsime se mund të ndodhë sërish, verën e ardhshme gjatë Olimpiadës së Brazilit.
- Google ka tashmë një logo të re. Kompania thotë se pamja e përditësuar reflekton mënyrat e ndryshme me të cilat njerëzit ndërveprojnë me Google, në celularët, orat, televizorët, makinat apo kompjuterët e tyre./Bota.al