Ata punuan që të na lidhnin keq pas teknologjisë, ndërsa ta duan të na ndihmojmë t’i shpëtojmë kësaj varësie, duke përdorur akomë më shumë teknologji. A është kjo një çështje biznesi apo mirëqenieje?
Shqetësoheni për orët e gjata që kaloni me sytë e ngulur në ekranin e vogël të celularit tuaj, duke parë sa para mbrapa njerëzit magjepsës të instagramit që rrinë shtrirë poshtë palmave ndërkohë që ti nuk ia del dot as të ngrihesh nga krevati?
Mos u shqetësoni më sepse ndihma po vjen. Dhe kjo vjen nga vetë Google. Po, ashtu është. Google tani po përpiqet të përmirësojë mirëqenien tonë dixhitale, duke na bërë ne më pak të varur ndaj telefonave celularë. Versioni i ri i Android përmban një sërë të re shërbimesh që supozohet të na mbajnë larg vetë pajisjes.
Ndër shërbimet më të reja, është edhe një “grafik” që ju tregon me një shikim të shpejtë se si dhe sa shpesh keni përdorur telefonin tuaj. Kjo do t’ju mundësojë që të vendosni kufizime kohore nëpërmjet një kohëmatëseje të aplikacionit dhe t’ju paralajmërojë në qoftë se e keni përdorur atë shumë të gjatë.
Google po përpiqet të jetë zgjidhja për çdo aspekt të jetës sonë. Ai tashmë dëshiron të jetë bibliotekari ynë, enciklopedia, fjalori, harta, portofolin ynë, posta, kalendari, lajmëtari dhe tani dëshiron të jetë edhe psikologu ynë. Ai do që ne të besojmë se është në anën tonë.
Ka një grimcë ironie në lidhje me këtë kompani që është vetë furnizuesja kryesore e varësisë tonë ndaj teknologjisë dhe tani na thotë se ka çelsin e zgjidhjes që na largon nga ajo.
Për hir të komoditetit, Google nuk mban thjesht të dhënat tona personale, por po shkatërron njerëzimin. Ne kemi nevojë për një pushim./The Guardian-Bota.al