Magazine

Gota e ujit

Njëherë e një kohë në një universitet të famshëm në SHBA, një profesoreshë e psikologjisëpo i mësonte parimet e menaxhimit të stresit një auditori të mbushur me studentë. Kur ajo ngriti një gotë me ujë nga tryeza, të gjithë prisnin që ajo të bënte pyetjen tipike Gota është gjysmë bosh apo gjysmë plot?.

Në fakt për habinë e të gjithëve, profesoresha pyeti duke buzëqeshur:Sa e rëndë është kjo gotë me ujë që po mbaj në njërën dorë?”. Studentët dhanë disa përgjigje,varionin nga 200 mililitra në gati gjysmë litër. Pasi dëgjoi hamendësimet e tyre profesoresha u përgjigj: “Nga këndvështrimi im, pesha absolute e kësaj gote nuk ka rëndësi.

Gjithçka varet nga koha që unë e mbaj në duar. Për shembull, nëse e mbaj për 1 ose 2 minuta, ajo është mjaft e lehtë. Nëse e mbaj për 1 orë rresht, nga pesha e saj mund të nisë të më dhembë pak krahu. Nëse e mbaj për 1 ditë, krahu ka të ngjarë të më mpihet plotësisht, duke më detyruar ta flak gotën në dysheme. Në çdo rast, pesha e gotës nuk ndryshon, por sa më gjatë e mbaj, aq më e rëndë do të duket për mua.

Ndërsa klasa tundi kokën në shenjë dakordësie, ajo vazhdoi:“Streset, ankthet dhe shqetësimet tuaja në jetë i ngjajnë shumë kësaj gote me ujë. Mendoni për to për një kohë të shkurtër dhe gjithçka është në rregull. Mendoni për to për një periudhë më të gjatë kohore, dhe do të filloni të ndiheni jo rehat.

Dhe nëse vazhdoni të mendoni për to për një periudhë pak më të gjatë do të filloni të ndjeni pak dhembje. Mendoni për to gjatë gjithë ditës, dhe do të ndiheni plotësisht të mpirë dhe të paralizuar, të paaftë për të bërë asgjë apo për të ecur përpara, derisa ta lini atë mënjanë.

Studentët tundën kokën në shenjë miratimi për atë që po përpiqej tu shpjegonte profesoresha. Më pas ajo buzëqeshi sërish dhe i pyeti:“Çfarë ndodh kur i shtoni gotës më shumë ujë? Po sikur ta mbushni atë deri në majë? Me siguri që gjërat do bëhen edhe më tëvështira. Truku është i thjeshtë:Uleni për një fare kohe atë gotë. Kjo do tju ndihmojë të ripërqendroheni dhe të rishikoni aftësitë e nevojshme për tu përballur me situatat.

Morali i tregimit

Është e rëndësishme të mos harroni të hiqni dorë nga streset, ankthet dhe shqetësimet tuaja. Pavarësisht se çfarë ndodh gjatë ditës, sa më shpejt që mundni në mbrëmje hiqeni mendjen nga të gjitha hallet. Mos i mbani me vete gjatë natës dhe të nesërmen. Nëse e ndjeni ende peshën e stresit të ditës së djeshme, atëherë kjo është një shenjë e fortë se është koha për ta ulur gotën.

Kur ju lejoni që stresi të ndërhyjë në kënaqësinë ose jetën tuaj të përditshme, jeni duke pritur që krahu të ulet poshtë nga mpirja. Prandaj në vend se të paralizoheni, merrni masa. Me siguri që fortësia mendore do t’iu ndihmojë. Njerëzit emocionalisht inteligjentë e ulin ndonjëherë gotën poshtë dhe gjejnë një strategji më të mirë.

Normalisht, pasi të ketë kaluar stresi, trupi kthehet në gjendjen e tij të qetësisë. Por stresi i zgjatur e ekspozon sistemin kardiovaskular ndaj niveleve më të larta të hormoneve të stresit që mund ta dëmtojnë me kalimin e kohës. Stresi kronik dhe i qëndrueshëm mund të rrisë rrezikun e prekjes së një personi nga probleme të tilla si presioni i lartë i gjakut, sulmi në zemër ose goditjet në tru. Pra, lëreni për njëfarë kohe mënjanëgotën e stresit; rifokusoni, rifitoni energjitë, rishikoni situatën dhe ecni përpara. Nuk është stresi ai që të vret, por përgjigja jote ndaj tij. / invajy.com – bota.al

Back to top button