Psikologji

Gratë kanë një armë më shumë…

Të qënit shpirtërisht të lidhura me njerëzit dhe të parit e gjërave, që përpara se të ndodhin: janë aftësi femërore, që gjejnë shpjegim edhe në shkencë

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mendoni intensivisht për një person dhe ta shihni atë të shfaqet papritmas? Ose të keni ndjenjën se diçka e çuditshme po ndodh me një të dashur, dhe menjëherë më pas keni marrë një lajm? Ky është sensi i gjashtë: aftësia për të qenë në gjendje të “ndiejmë” njerëzit ose ngjarjet, edhe nëse ato janë larg prej nesh.

Shpesh shfaqim këtë sens të gjashtë për ngjarjet që na përfshijnë drejtpërsëdrejti, ose ndikojnë tek njerëzit me të cilët jemi shumë të lidhur emocionalisht. Është një aftësi që siguron që ne mund të mbajë një lidhje me njerëzit që duam edhe kur ata janë larg: mendoni për marrëdhëniet në mes të nënës dhe fëmijëve, për shembull, kur nëna juaj mund të kuptojë se diçka shkon keq, edhe kur nuk ju ka para syve.

Por fusha në të cilën sensi i gjashtë mund të jetë shumë i dobishëm, ose në të njëjtën kohë një mallkim, është dashuria. Sa herë keni patur ato “ndjenja të çuditshme” apondjesinë që “diçka nuk shkon”, para se të zbuloni se ai ju ka mashtruar? Kjo aftësi për të parë gjërat edhe para se të ndodhë, nga njëra anë na lejon të kufizojmë dëmet, por nga ana tjetër na pengon të jetojmë të tashmen me qetësi.

Pse vetëm femrat duket se kanë një sens të gjashtë? Ka një shpjegim shkencor. Para së gjithash, sepse ato në përgjithësi e përdorin bilateralisht trurin, më mirë se sa meshkujt. Sipas disa shkencëtarëve fakt, intuita është e bazuar në një pjesë të trurit që mban lidhur dy hemisferat, e cila tek gratë është më e madhe se tek meshkujt. Përveç kësaj, gratë janë të edukuara që të jenë më në kontakt me ndjenjat e tyre, gjë që u lejon atyre të jenë më intuitive. Ato janë më të prirura për t’u lidhur me pjesën e tyre shpirtërore, por edhe për të perceptuar aspektet jo-verbale të komunikimit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button