Greqia ofroi një kompromis përpara takimit të emergjencës me kredidhënësit zyrtarë që do të fillojë sot, ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel mbeti e palëkundur në lidhje me termat e paketës së shpëtimit të këtij vendi.
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis u tha ligjvënësve të hënën se qeveria nuk ka ndërmend as të grisë marrëveshjen aktuale, as të lejojë një prishje të ekuilibrit të buxhetit. Ai tha se Greqia do të vërë në zbatim afro 70 përqind të reformave që janë të përfshira tashmë në marrëveshjen e shpëtimit me trojkën. “Pala greke hyri në negociata me shumë forcë dhe shumë shpejt kuptoi se gjërat janë më keq nga sa pritej, teksa ndeshet me një mur betoni”, tha Aristides Hatzis, një profesor i legjislacionit ekonomik në universitetin e Athinës. “Kthesa nisi shumë shpejt. Varoufakisi nisi pak si shpejtë ta shtojë verën me ujë”.
Ndërkohë, kancelarja Merkel tha të hënën se programet ekzistues të ndihmës janë themeli për bisedat që do të zhvillohen për Greqinë. Një shenjë kjo që tregon se Merkeli nuk ka aspak ndërmend të lëkundet në pozicionin e saj.
1 minute read