Bota

Hans-Dietrich Genscheri, oportunisti që provoi “të gjithë” sukseset historikë

Screen Shot 2016-04-04 at 13.17.53Hans-Dietrich Genscher, një prej burrave të shtetit më të respektuar të Gjermanisë, i cili ndërroi jetë të enjten e javës që kaloi, thoshte se nuk e kishte humbur asnjëherë shpresën se ndarja Lindje-Perëndim do të kapërcehej, shkruan Nju Jork Tajms, dhe ai thoshte se e parashikoi këtë realitet, pas ardhjes në pushtet të udhëheqësit sovjetik Gorbachev, në vitin 1985 në Moskë.

Genscheri vetë udhëtoi shumë gjatë viteve të ardhshëm për të bindur aleatë dhe kundërshtarë, që t’i besonin udhëheqësit sovjetik për ndryshimet ekonomike në BRSS, për diplomacinë dhe kontrollin e armatimit. Dhe teksa komunizmi nisi të shembet në Europën Lindore në 1989, ai këmbënguli gjithashtu që ribashkimi i Gjermanisë nuk do të përbënte rrezik, shkruan Nju Jork Tajms në artikullin dedikuar burrit të shtetit të Gjermanisë.

Genscheri ishte një oportunist nga natyra. Kancelarë nga të dy partitë e bënë zëvendëskancelar dhe ai shërbeu si ministër i jashtëm për 18 vite, që nga 1974-a, mandati më i gjatë që dikush ka patur në atë detyrë. Ajo periudhë përfshiu ribashkimin e Gjermanive, që u udhëhoq nga Helmut Kohli.

“Rrallëherë i ndodh një politikani që të vërtetohet se ka patur të drejtë”, thoshte atëherë Genscheri. “Edhe më rrallë ndodh teksa është ende gjallë, e madje edhe më rrallë teksa është ende në detyrë. Unë kam avantazhin t’i kem provuar të trija”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button