Aktorja e njohur Helen Mirren, e cila ka luajtur rolin e mbretëreshës Elizabeth, së fundmi është shprehur se do të dëshironte të luajë edhe rolin e Presidentit Trump. “Do të isha qesharake sa Trumpi,” mësohet të ketë thënë Mirren.
Aktorja legjendare nga Britania ka shtuar edhe më tej, “Do të më pëlqente ta luaj këtë rol. Pothuajse edhe flokët e mija janë të ngjashme! Do të ishte një rol i jashtëzakonshëm”, ka thënë aktorja.
Mirren, e cila tani është 72-vjeçare, i bie të jetë vetëm një vit më e moshuar se Presidenti Trump. Ajo tha se nuk do ta kishte të vështirë ta kopjonte karakterin e Presidentit. / Bota.al