“Jam një ish e alkoolizuar, por kam gjetur një mënyrë se si t’i ndihmoj ata që duan të heqin dorë prej alkoolit. Alkooli për mua ishte një nevojë mendore, më tepër se një nevojë fizike. Nga ana tjetër, fakti qëalkoolin e gjeja edhe lirë në disa supermarkete, nuk ishte diçka që më ndihmonte shumë”.
Elsa Radelli është një ish e alkoolizuar, e cila ka pasur probleme me alkoolin për rreth 15 vjet, por arriti tëhiqte dorë prej tij disa vite më parë. Tashmë ajo është duke ndihmuar të gjithë personat që duan të lënëalkoolin. Fillimisht ajo ka pasur një sërë vështirësish, pasi mendimi i parë në mëngjes dhe i fundit nëmbrëmje ishte të pinte ndonjë gotë verë.
Elsa rrëfen se një i alkoolizuar nuk shërohet asnjëherë. Ai mbetet i tillë për gjithë jetën, thjesht bëhet mëpak i tunduar prej tij. Zgjidhja më e mirë sipas saj në këto raste, është biseda me të tjerët. Në momentin qëndiheni të kthjellët, sipas Elsës, duhet të flisni me ata që i besoni dhe t’i tregoni për problemin tuaj. Vetëm kështu mund të merrni ndhmën e duhur në kohën e duhur.
54 vjeçarja tashmë organizon takime me shumë të tjerë, të cilët janë duke luftuar me varësinë ndaj alkoolit. Në rrugëtimin e saj sigurisht e ndihmojnë dhe shumë miq e mikesha, të cilët kanë kaluar nëpër tënjëjtat sprova. Sot ajo pohon me buzëqeshje: “Jam 54 vjeçe dhe ndihem shumë më mirë se më përpara, për sa i përket vetëkontrollit. Në këtë moment kam një ego të jashtëzakonshme, por e ndiej veten ndonjëherë edhe të dobët, ama jo sa për të mos rezistuar. Kam nisur të punoj dhe mendoj se në ditët e sotme, është e pamundur të mbijetosh pa një punë. Ndoshta e konsideroj veten me një vetëkontroll tëekzagjetuar, por kjo më duket diçka e mirë. Kam bërë paqe me trurin tim”.