Your Life

Infermierja Broonie Ware: “Këto janë 5 pendesat më të mëdha të njerëzve në prag të vdekjes”.

Artikulli është shkruar nga Bronnie Ware, një infermiere që për shumë vite është kujdesur për personat, tëcilët vendosnin të qëndronin në shtëpi në momentet e fundit të jetës.

“Për shumë vite kam ndihmuar në kurat paliative. Pacientët e mi ishin ata që kur u thuhej se nuk kishin shpresë, vendosnin të shkonin në shtëpi e të ndërronin jetë atje. Qëndroja me ta për një periudhë mesatare 3-12 javë jete. Me secilin nga pacientët e mi kam ndjerë një sërë emocionesh të jashtëzakonshme. Shpresë, refuzim, frikë, inat, mohim dhe pranim. Gjithsesi, çdo pacient ka gjetur paqe përpara se tëlargohej nga jeta. Pyetjes se cilat kanë qenë pendesat e tyre më të mëdha, ata u janë përgjigjur më sëshumti me pesë nga argumentat e mëposhtme:

1. “Do të doja të kisha guximin ta jetoja jetën time, jo jetën që të tjerët prisnin prej meje.
Ky ka qenë pendimi më i zakonshëm i të gjithëve. Kur njerëzit e kuptojnë se jeta e tyre është drejt fundit dhe shohin pas, hasen me gjithë ëndrrat e parealizuara. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kishin realizuar akoma as gjysmën e ëndrrave, dhe po ndërronin jetë duke kuptuar se kjo gjë kishte ndodhur nga zgjedhjet e gabuara që kishin bërë, apo që nuk kishin bërë. Është shumë e rëndësishme t’i realizosh disa ëndrra, sepse shëndeti në një moment të caktuar fillon të mos funksionojë siç duhet dhe mund të jetë tepër vonë. Të jesh mirë është diçka që nuk e mendon, deri në momentin kur nuk je mirë.

2. “Do të doja të kisha punuar më pak”.
Këtë mendim e kishin më tepër pacientët meshkuj, për të cilët jam kujdesur. Ata kishin humbur fëmijërinëe fëmijëve të tyre dhe shoqërinë e bashkëshorteve, ndërkohë që kalonin orë të gjata në punë. Edhe femrat e kishin këtë ankesë, por më pak të shprehur se meshkujt. Shumica prej tyre kishte zgjedhur vetë tëpunonin më pak për t’u kujdesur për familjen. Duke jetuar një jetë më të thjeshtë dhe duke bërë zgjedhjet e duhura, do ta kuptosh se nuk është e domosdoshme të kesh rrogë shumë të lartë për të jetuar mirë. Duke krijuar më tepër hapësira për gjërat që dëshiron në jetë, do të jesh më i lumtur dhe më i hapur ndaj mundësive të reja.

3. “Do të doja të kisha guximin t’i shprehja ndjenjat e mia”.
Shumë persona i frenojnë ndjenjat e tyre për të ruajtur paqen me të tjerët. Si rezultat, nuk e arrijnëasnjëherë ta shprehin atë që duan të shprehin. Kjo zgjedhje është totalisht e gabuar. Duke mos e shprehur atë që do, mbetesh ndonjëherë në marrëdhënie jo të shëndetshme. Duke mos e shprehur atë që do, sheh qëpersonin për të cilin ndjen, e zë dikush tjetër. Në të dyja rastet, del me humbje, ndaj shprehe çfarë ndjen.

4. “Do të doja të qëndroja më tepër në kontakt me miqtë e mi”.
Shpesh ne kujtohemi p
ër vlerën e miqve tanë, atëherë kur e kemi të vështirë për t’i takuar. Të gjithëpersonave në prag të vdekjes, u mungon prezenca e miqve të tyre pranë. Ndonjëherë është normale tëdistancohesh nga disa miq për shkak të punëve shumë të ngarkuara. Mirëpo kur njerëzit janë pranëvdekjes, kujtohen se nuk janë lekët ato që kanë vërtet rëndësi, por dashuria dhe marrëdhëniet e mira me tëtjerët.

5. “Do të doja të isha më i lumtur”.
Kjo
është një pendesë shumë e zakonshme. Shumë persona nuk e kuptojnë deri në fund të jetës, se lumturia është një zgjedhje. Dhe shumë të tjerë, duke ndjekur shembullin dhe fjalët e familjarëve të tyre, mbeten në vend. Nuk marrin përsipër rreziqe, nuk bëjnë ndryshime tek vetja dhe në njëfaqë mënyre, i mohojnë vetes lumturinë.

Back to top button