Bota

Infermierja që vrau 7 fëmijë do e kalojë jetën në burg

Një infermiere britanike u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht të hënën për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për vrasjen e gjashtë të tjerave në spitalin në Mbretërinë e Bashkuar ku ajo punonte.

Lucy Letby, 33 vjeç, iu dha një dënim i përjetshëm nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit në Anglinë veriore, që do të thotë se ajo nuk do të lirohet kurrë. Letby refuzoi të paraqitej në bangën e të akuzuarve, duke nxitur thirrjet për ndryshimin e ligjeve në mënyrë që të pandehurit të marrin pjesë në seancat e tyre të dënimit.

Ajo u shpall fajtore të premten nga një juri, në një çështje që tmerroi vendin dhe e bëri atë vrasësen seriale të fëmijëve më të madhe të kohëve të fundit në Britani.

Duke shpjeguar pse vendosi që Letby ta kalonte pjesën tjetër të jetës së saj në burg, gjykatësi James Goss tha: “Kjo ishte një fushatë mizore, e llogaritur dhe cinike e vrasjes së fëmijëve që përfshinte fëmijët më të vegjël dhe më të brishtë”.

Gjyqtari iu drejtua Letbit sikur të ishte në gjykatë gjatë dhënies së dënimit. Ai urdhëroi që vërejtjet e tij dhe deklaratat e lexuara në gjykatë më herët gjatë ditës t’i dorëzoheshin vrasëses seriale të dënuar.

“Kishte një dashakeqësi të thellë në kufi me sadizmin. Gjatë rrjedhës së këtij gjyqi ju keni mohuar ftohtësisht çdo përgjegjësi për keqbërjen tuaj. Nuk je penduar. Nuk ka faktorë lehtësues”, tha ai. / bota.al

Back to top button