Nga Michael Binyon
“Polico.Eu”
Fillimi i kontrolleve të rrepta në kufi nga ana e Gjermanisë, për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve dhe emigrantëve, duket si një goditje vdekjeprurëse ndaj marrëveshjes së Shengenit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, përmes së cilës 26 vende evropiane patën hequr kontrollet e brendshme të pasaportave. Por nuk është kancelarja Angela Merkel, ajo që e ka shkatërruar Shengenin – ajo ende këmbëngul se masat janë të përkohshme.
Përkundrazi, janë nacionalistët, diktatorët, kriminelët dhe trafikantët e qenieve njerëzore jashtë Evropës, ata që po minojnë këtë moment të rrallë të procesit të integrimit. Gjithashtu edhe disa politikanë të njohur, kanë përgjegjësi të mëdha mbi këtë çështje, qoftë nga padituria, mospërfillja apo qëllimi i keq. Këtu po paraqesim “Duzinën e Pistë”…
[real3dflipbook id=”530″]