Bota

Ja çfarë mendon për të ardhmen e çmimeve, tregtari më i madh i naftës në botë

Screen Shot 2015-02-10 at 16.50.47Tregtari më i madh i pavarur i naftës brut në botë tha se çmimet mund të vazhdojnë rënien, në një përsëritje të asaj që ndodhi në periudhën ndërmjet qershorit të vitit që kaloi dhe janarit të këtij viti, kur çmimet e “arit të zi” pësuan një rënie prej 61%.
Tregu i naftës duket se ka një tepricë të lehtë në krahun e ofertës dhe ka gjasa që fillimi i këtij viti të shohë një tjetër rënie, tha Ian Taylor, drejtor ekzekutiv i Vitol Group. Nuk ka shenja të një rënieje të prodhimit të SHBA, edhe pse tashmë kompanitë në Amerikë e kanë pezulluar shpimin për puse të reja. Rezervat e pahedhura në treg në vendet e industrializuar mund të arrijnë një nivel rekord prej 2.83 milion fuçi deri në mesin e këtij viti, për arsye se oferta mbetet e bollshme, bëri të ditur në një raport Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Gjatë një  konference në Londër Taylor tha se “mendojmë që do të ketë një akumulim dramatik rezervash në muajt e ardhshëm, përpara se tregu të rikthehet në ekuilibër në gjysmën e dytë të vitit”.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button