Bota

Ja plani i Al Kaedës për të vrarë Papa Franceskun

Në 18 janarin që sapo kaloi duhej të shpërthente një bombë në momentin e kalimit të karvanit papnor në qendrën historike të kryeqytetit

Screen Shot 2015-02-09 at 20.58.45

Militantët e Jemaah Islamiyah, një degë e al Kaedës në juglindjen e Azisë, kanë dashur të vrasin Papa Franceskun. Plani ishte të goditej Ati i Shenjtë gjatë vizitës së fundit papnore në Filipine, me bashkëautorësinë e terroristit malajzian Marvan, me emrin e betejës Zulkifli bin Abdhir, një ekspert shpërthimesh i cili i ofronte shërbimet e tij organizatave të ndryshme të galaksisë xhihadiste.
Planin e tmerrshëm e ka zbuluar Getulio Napenasi, drejtor i policisë filipinase dhe ish kreu i zjarrfikësve lokalë, gjatë një dëgjese pranë Senatit të Manilës. Sic bën të ditur Inquirer, një bombë e prodhuar pikërisht nga Marvan duhej të shpërthente gjatë kalimit të karvanit papnor në qendrën historike të kryeqytetit, në 18 janar, në prag të rikthimit të Bergoglios në Romë. Pika e vendosur nga terroristët ishte përmes Kalav, vendi i kalimit drejt parkut Rizal, ku do të mbahej Mesha e Shenjtë.
Zyrtari i lartë nuk ka shpjeguar arsyet përse komploti nuk u ekzekutua deri në fund, por ka këmbëngulur për vërtetësinë e burimeve të tij. Më herë informacioni nuk ishte konfirmuar asnjëherë, por as përgënjeshtruar. Një javë më vonë Marvani u eleminua gjatë një operacioni të forcave speciale që u kushtoi jetën edhe 44 agjentëve. Blici që u krye në xhunglën e Mindanaos, në jug të arkipelagut, ku Marvani ishte fshehur që nga viti 2003 nën mbrojtjen e xhihadistëve. Vrasja e tij u konfirmuar nga FBi e cila kishte vendosur një shpërblim 5 milion dollarë për kokën e tij.
Il Giornale

Leave a Reply

Back to top button