Personazhe

Jennifer Anniston, çmimi i ngushëllimit

Screen Shot 2016-05-17 at 20.39.50As 27-vjeçarja Emma Stone, as 25-vjeçarja Jennifer Laurence. As edhe perëndesha e Hollivudit, Angelina Jolie, e cila është 40 vjeçe. Jo, gruaja më e bukur e botës sipas të përjavshmes amerikane “People” është veterania Jennifer Anniston, e cila në shkurt mbushi 47 vjeç.

Eshtë hera e dytë që aktorja hipën në podium. Herën e parë ndodhi në vitin 2004: në atë kohë sapo kishte përfunduar seriali televiziv “Friends” dhe titulli ishte një çmim i merituar për vajzën, me të cilën të gjithë ishin dashuruar në ata 10 vite të telefilmit. Më shumë se sa Jenniferit, ai çmim i jepej Rachelit, personazhit. Sot jo. Sot çmimi shkon për të dhe është një çmim krijesë e korrektësisë politike. Duke qenë se në Hollivud flitet vetëm për seksizëm dhe për prirjen për të dashur “mish të freskët” me çdo kusht, duke i konsideruara të lëna pas dore gratë që kalojnë 40 vitet, ja dhe goditja. Për të bërë të duket që jo, nuk është e vertetë se gratë në moshë të mesme nuk munden të jenë seksi dhe të bukura. Dhe Anniston sigurisht që është. Por nuk është kjo çështja. Cështja është që një çmim nuk shërben për asgjë, nëse nuk shoqërohet nga një ndryshim i vërtetë. Dhe nëse në kinema vazhdojmë të shohim burra në moshë të mesme, të çiftuar me bashkëprotagoniste nën 30 vjeçe, sikur ky të jetë normalitet. Vitin që kaloi debatin e kishte hapur Maggie Gyllenhaal, duke deklaruar se e kishin skartuar për rolin e të fejuarës së një protagonisti 55-vjeçar të paspecifikuar, për shkak të moshës së saj: 37 vjeçe. Javën e kaluar Olivia Uilde iu rikthye problemit, duke përmendur emra e mbiemra: në moshën 28 vjeç u refuzua për rolin e bashkëshortes së Leo di Caprios në filmin “Ujku i Uoll Stritit”, që më pas i shkoi Margot Robbiet, 22 vjeç në kohën e xhirimeve.

Me të mësuar për çmimin, Jennifer sigurisht që u shpreh e kënaqur, më pas ka bërë listën e produkteve të bukurisë dhe vitaminave që përdor për të mbajtur lëkurën kaq të freskët – ose për t’u dukur më e re. Po si ka mundësi që të japin çmim vetëm si përfaqësuese e atyre të moshës “mbi”, dhe ti zbulon menjëherë se bën gjithçka për të eleminuar vitet? Sa keq sepse mund të ishte hera e duhur për të përballur një problem dhe Aniston, e ka çuar dëm duke folur për parfume dhe lodra. Duke qenë se është grua inteligjente, është e qartë se e ka kuptuar edhe ajo se ky çmim është zgjedhje politike, përpara se të jetë estetike. Ndoshta aktorja është shpërblyer edhe për gjithë vitet kur e quanin beqarja e Hollivudit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button