Bota

Jeta “me pesë yje” e grave të ISIS

Screen Shot 2015-03-19 at 12.42.04Si jetojnë gratë e Shtetit Islamik? A janë vërtetë të segreguara? A kanë me të vërtetë një stil jetese “mesjetar”? Me sa duket, jo.

Madje, sic tregon Daily Beast, gratë e ISIS e pëlqejnë shumë luksin. Një vejushë xhihadiste australiane, për shembull ka postuar në llogarinë e saj në Twitter fotografitë e disa grave islamike të ulura në një BMW të bardhë. Dicitura? “Amerikë dhe Australi, si ndiheni tani që pesë prej nesh, të lindura dhe rritura në tokat tuaja, tani jemi të etura për gjakun tuaj”?

Janë të shumta gratë e ISIS që vendosin të ndajnë momentet e ditës së tyre në rrjetet socialë. Ka nga ato që postojnë foto të një mëngjesi të thjeshtë, apo nga ato që flasin me gëzim për skllavërinë e tyre, duke pohuar se skllavërimi është pjesë themelore e Islamit. Paradokse të Kalifatit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button