Bota

Ka progres, po s’ka marrëveshje për Greqinë në Bruksel

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mbledhja e jashtëzakonshme mbi Greqinë në Bruksel, e thirrur nga kryetari i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.

“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm sot dhe jemi afër një baze të përbashkët, që misioni të kthehet në javën e ardhshme në Athinë”, tha Dijsselbloem, “do të kemi një pasqyrë të qartë të progresit të mëtejshëm gjatë Eurogrupit të ardhshëm” të 20 shkurtit dhe ” ka një mirëkuptim të qartë nga të gjithë, se finalizimi i tij në kohë është në interesin e të gjithëve”.

Në takim mori pjesë Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, ministri i financave greke Euclides Tsakalotos dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të BE-së dhe FMN-së. Në tryezë u bënë përpjekje për një marrëveshje ndërmjet FMN-së dhe BE-së, mbi objektivat fiskale që Athina ka për të arritur për vitin 2018, si dhe çështjen e borxhit pas vitit 2018. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button