Uncategorized

Kalifornia rimbyll baret dhe restorantet

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (D) po ndryshon planin e rihapjes në disa zona të shtetit pasi rastet e reja të koronavirusit po vazhdojnë të rriten.

Newsom njoftoi të Dielën se ai ka urdhëruar mbylljen e bareve në qarqet e Los Angeles, Fresno, Imperial, Kern, Kings, San Joaquin dhe Tulare. Ai gjithashtu rekomandoi që ata të mbyllen në qarqet Sacramento, Santa Barbara, Santa Clara, Contra Costa, Riverside, San Bernardino, Stanislaus dhe Ventura.

California është në fazën e dytë të rihapjes së saj, dhe departamenti i shëndetësisë krijoi një dokument me 14 faqe me udhëzime për restorantet, baret dhe kantinat. California fillimisht pati sukses në kontrollin e virusit për shkak të masave agresive të qëndrimit në shtëpi, krahasuar me Bregun Lindor. Kjo ka ndryshuar gjatë javëve të fundit, dhe javën e kaluar Newsom urdhëroi njerëzit të vendosnin maska në fytyrë në të gjitha hapësirat publike të brendshme dhe të jashtme.

“Teksa ne kalojmë fazat në një mënyrë të përgjegjshme dhe fillojmë rihapjen e ekonomisë, ne e kemi bërë të qartë se parashikojmë një rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve pozitive,”  tha Newsom në Oakland dy javë më parë. Washington Post / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button