Bota

Katastrofa e Los Angelesit: 160 km2 të djegura, trefishi i Manhattanit

Në më pak se një javë, katër zjarre masive kanë përfshirë Los Angeles-in, duke djegur mbi 160 kilometra katrorë – një sipërfaqe sa trefishi i Manhattan-it. Situata mbetet alarmante, veçanërisht në zonat e prekura si Eaton pranë Pasadena-s, ku zjarri është vetëm një e treta i izoluar, dhe në Pacific Palisades, ku përhapja është ende jashtë kontrollit.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka paralajmëruar kushte të rrezikshme atmosferike për sot, me erëra që mund të arrijnë deri në 110 km/h. Ky kombinim i erërave të forta dhe thatësirës ka rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme të zjarreve në Kaliforninë Jugore.

Zonat e populluara si Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley janë nën alarm për rrezikun ekstrem të zjarreve deri nesër. Autoritetet vijojnë të luftojnë për të kontrolluar flakët, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar për të shmangur humbjet e mëdha njerëzore dhe materiale.

Back to top button