Thenie

Ke nevojë për frymëzim në këtë mëngjes? Hidhi një sy këtij materiali

Në këtë material ju sjellim disa nga thëniet më frymëzuese, tëcilat padyshim do t’ju ndihmojnë për ta nisur ditën mbarë.

“Vendimi më guximtar që mund të marrësh çdo ditë, është ai për t’u zgjuar me humor të mirë”. – Voltaire

“Mirëmëngjes! Bota nuk u përket atyre që zgjohen herët. Bota u përket atyre që zgjohen të lumtur”. – Anonim

“Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e çuar dëm”. – Charlie Chaplin

“Mirëmëngjes! Zgjohu çdo mëngjes me mendimin se diçka e mrekullueshme ka për të të ndodhur”. – Anonim

“Një ditë ti do të zgjohesh dhe do të shohësh se ka lindur një ditëe re. Do të ketë diell, do të jetë gjithçka e re, e ndryshuar, e pastër. Ajo që më parë të dukej e pamundur, do të duket e thjeshtë, normale. Nuk e beson? Unë jam i sigurtë. Do të ndodhëshpejt, madje që nesër”. – Fjodor Dostojevski

“Kur hap sytë në mëngjes, ulu i qetë për një çast dhe vlerësoje dhuntinë e një dite të re. Krijo një mendim të qetë për ta mbajtur në mendje përgjatë ditës që po kalon. Transformoje këtë mendim në një mundësi për ta përballuar më mirë ditën tënde, me buzëqeshje, forcë dhe dëshirë për të jetuar. Tani çohu dhe nise ditën plot me energji”. – Stephen Littleuord

“Nëse dëshiron diçka që nuk e ke pasur ndonjëherë, duhet tëbësh diçka që nuk e ke bërë ndonjëherë”. – Thomas Jefferson

“Mos hiq asnjëherë dorë nga provat për të bërë atë që dëshiron realisht. Ku ka dashuri dhe frymëzim, nuk mendoj se mund tëgabohet”. – Ella Fitzgerald

“E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave tëtyre”. – Eleanor Roosevelt

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën. E rëndësishme është të mos ndalesh”. – Konfuçi

Back to top button