Your Life

Këto janë 5 mësimet që uroj t’i dish mbi dashurinë

1. Uroj të dish se dashuria e vërtetë ekziston, edhe nëse nuk e ke përjetuar ende ose nëse mendon se nuk do ta gjesh asnjëherë. Duhet të besosh se ti meriton një dashuri të madhe, perfekte, e cila do të vijë herët a vonë.

2. Uroj të dish se dashuria është, mbi të gjitha, një zgjedhje që bën vazhdimisht dhe vetëm nëse e dëshiron. Je ti që vendos të dashurosh, të zgjohesh pranë personit që do çdo mëngjes dhe t’i dhurosh atij zemrën tënde.

3. Uroj ta kesh kuptuar se dashuria duhet të bëjë të ndihesh mirë. Dashuria të bën të ndihesh e lirë, pa mendime negative, në paqe me veten, me partnerin tënd dhe me botën.

4. Uroj të dish se dashuria është durim, sepse nëse nuk e di, nuk ke për t’u gjetur asnjëherë mirë në njëmarrëdhënie. Është të debatosh me personin tjetër, ama të gjeni përherë një zgjidhje të kënaqshme për tëdy. Dashuria është mirëkuptim për hapësirën e secilit në çift.

5. Uroj së fundmi të dish se dashuria është përherë në rritje. Ajo nuk zhvillohet menjëherë, kërkon kohën e vet. Por është edhe një rritje personale dhe sociale. Kënaqësia për një marrëdhënie do të rritet dita-ditës dhe me kohën do të ndiheni më të lumtur me lidhjen tuaj. Dashuria do të vazhdojë të rritet, dhe bashkë me të, edhe ju.

Back to top button