1. Kontrolloni mendjen tuaj. Të gjithë duhet të përqendrohemi tek aspektet pozitive të jetës sonë dhe tëlëmë mënjanë mendimet negative. Është diçka që kërkon kohë dhe shumë përpjekje, por duhet tëkuptojmë sa më parë se cilësia e jetës sonë varet nga cilësia e mendimeve tona.
2. Përqafoni të tashmen. Jetoni të tashmen, të sotmen. E kaluara është histori, kurse e ardhmja ështëmister. Ajo që ka rëndësi, është e tashmja, ndaj mundohuni të jepni maksimumin në çdo moment të sëtashmes.
3. Jini bujar. Çdo ditë, me aq sa keni mundësi, duhet të praktikoni veprime bamirësie. Mos e bëni këtë gjëvetëm përpara festave fetare, për të cilat është bërë zakon të dhurohet diçka. Kthejeni në një zakon tëpërditshëm dhe mbani parasysh se sa më shumë të jepni, aq më shumë do të merrni.
4. Ndiqni qëllimet tuaja. Duhet padyshim të përqendroheni tek prioritetet që i keni vendosur vetes. Mbajeni objektivin tuaj përherë në qendër të vëmendjes. Duke u përqendruar tek ajo që dëshironi, sigurisht do ta shihni rrugën përpara më të qartë.
5. Jetoni me disiplinë. Disiplina do t’ju çojë atje ku motivimi nuk do të mund t’ju çojë dot. Nëse dëshironi të arrini qëllimet tuaja, dijeni se disiplina është gjëja kryesore që duhet të keni parasysh. Pa i shmangur gjërat e pavlera dhe pa ndjekur një plan strikt, nuk do t’i arrini asnjëherë qëllimet tuaja.
6. Respektojeni kohën tuaj. Jetojeni çdo ditë, sikur të ishte e fundit dhe mos mendoni se nuk keni kohë. Ka kohë për gjithçka. Nëse keni kuptuar se jeni tip që kërkoni kohë për të bërë diçka, jepini vetes suaj kohën e duhur.
7. Mos i imitoni të tjerët. Mbani përherë parasysh se nuk ka të dytë në botë si ju. Jeni të veçantë në atë qëpërfaqësoni, ndaj gjejeni veten tuaj dhe jini vetvetja. Do të ketë përherë persona më mirë se ne, kjo është e pashmangshme. Ama do të ketë edhe më keq, ndaj duhet të jemi përherë vetvetja dhe të mos i imitojmëtë tjerët.