Your Life

Kjo është “Karta e të Drejtave të Ndjenjave”. Duhet ta lexojnë të gjithë

Kemi të drejtë t’i provojmë të gjitha emocionet, pa asnjë përjashtim. Nuk kemi pse të ndihemi të kufizuar nga opinioni i të tjerëve për diçka që duam të bëjmë. Asnjë opinion apo paragjykim nuk duhet të të ndalojë për të bërë ato që dëshiron të bësh.

Kemi të drejtë të jemi të dëgjuar dhe të respektohemi  për emocionet që shprehim. Nuk duhet kurrsesi të ndihemi të turpëruar, kur flasim për ndjenjat tona. Nëse ato janë të pastra, duhet t’i shfaqim hapur.

Kemi të drejtë të provojmë edhe trishtimin. Kur jemi të trishtuar, kemi edhe të drejtën të rrimë vetëm dhe të mos na mërzisin të tjerët (nëse e dëshirojmë). Trishtimi apo mërzitja janë ndjesi që na ndihmojnë të forcohemi për sfida më të mëdha.

Kemi të drejtën të përjetojmë edhe inat përpara një padrejtësië që na bëhet, apo përpara dikujt që na kërcënon. Është reagim plotësisht normal dhe nuk duhet të ndihemi keq. Është normale të mërzitesh për ngjarje të padrejta, ama ato duhet të jenë shtysa për të arritur gjëra më të mëdha.

Kemi të drejtën të përjetojmë përditë edhe gëzimin, dashurinë, kuriozitetin, krenarinë, argëtimin dhe qetësinë shpirtërore. Ambienti ku qëndrojmë apo jetojmë, duhet të na i garantojë këto ndjesi. Në të kundërt, duhet të ndërrojmë ambient.

Dhe në fund, kemi detyrën të kuptojmë kur emocionet apo ndjenjat tona mund të shndërrohen në sjellje dhe kur kjo gjë duhet të shmanget. Në momentin kur ato shndërrohen në sjellje të dëmshme, apo në vese, sigurisht duhet të mundohemi t’i shmangim e të ndryshojmë sa më parë.

Duhet t’i keni parasysh këto të drejta dhe kurrsesi të mos ndiheni keq për emocionet apo ndjenjat tuaja. Nëse ndjeni diçka, bëjeni. Jeta të dhurohet vetëm një herë. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë të rezervon e nesërmja, ndaj bëj sot gjithçka që dëshiron të bësh pa pendesa.

Back to top button