Emiratet kanë vendosur të krijojnë klasin më ekskluziv të tregut ajror. Ata kontraktuan Mercedes-Benz që dizenjoi sediljet e inspiruara nga modeli Class S. Materialet, teknologjia dhe rehatia që do të kenë aeroplanët e ardhshëm Boeing 777, të cilët do të hidhen në tregun ajror do të jenë shumë të ngjashëm me ata që gjenden në automjetet luksoze të automobilistikës gjermane. Natyrisht që klientët duhet të jenë të përzgjedhur, të gatshëm për të paguar mijëra dollarë për një fluturim. Sedilja është e vendosur në një kabinë me dyer nga dyshemeja në tavan që do t’iu lejojë pasagjerëve të jenë plotësisht të izoluar nga pjesa tjetër. Mes kurioziteteve të tjera janë edhe dylbitë për të shijuar pamjen. Pozicionet qendrore do të kenë kompesime me dritare virtuale që simulojnë qiellin. Hapsira do të ketë edhe një poltron që të vendos në gravitet zero, një ekran prej 32 polësh me definicion HD dhe një pult wireless. Pasagjeri do të vetërregullojë dritën dhe temperaturën. / Bota.al
1 minute read