E gjendur në qytetin e Nishit të Serbisë, në rrugën e vjetër të Kostandinopojës që çon në Sofje, Kulla e Kafkave (Ćele-kula) është një kullë e përbërë kryesisht nga kafka njerëzore.
Ajo u ndërtua nga një ushtri pushtuese turke në shekullin e 19 duke përdorur kafkat e rebelëve serbë.
Kulla qëndronte si një paralajmërim, për t’i kujtuar popullit serb se çfarë ndodh me ata që i rezistojnë Perandorisë Osmane. Është një monument i aftësitë mizore të racës njerëzore.
Gjatë kohës së Perandorisë Osmane, forcat turke dihej se krijonin struktura në formë kullash nga kafkat e armiqve të tyre, në mënyrë që të mbillnin terror midis kundërshtarëve të tyre.
Kjo praktikë e lashtë u adoptua dhe u ushqye në disa kultura dhe u bë e njohur në histori.
Qyteti ishte i kontrolluar nga Perandoria Osmane, por serbët donin të ktheheshin tokën e tyre, kështu që filloi një lëvizje e fuqishme e rezistencës.
Kulla e kafkave u ndërtua pas betejës që u zhvillua në kodrën Cegar (Beteja e Çegarit) në vitin 1809.
Në betejën që u zhvillua gjatë Kryengritjes së Parë Serbe, rreth 3,000 serbë, të udhëhequr nga komandanti Stevan Sinđeliç, u sulmuan nga një forcë e madhe turke në kodën e Çegarit, pranë Nishit.
Duke ditur se ai dhe njerëzit e tij do të rrezikonin të vareshin në hunj nëse kapeshin, Sinđeliç i vuri flakën depos së barutit duke vrarë veten dhe të gjithë kryengritësit serbë, bashkë me ushtarët turq që ishin aty pranë.
Më pas, Hurshid Pasha, gjenerali turk, urdhëroi që kokat e viktimave serbe të mblidheshin, të rripeshin dhe kafka e tyre të përdorej si material për ndërtimin e kullës, që do të ishte një paralajmërim për gjeneratat e ardhshme që synonin të revoltoheshin kundër Perandorisë Osmane.
Kulla është 3 metra e lartë dhe në fillim përmbante 952 kafka të ngulitura në të katër anët, në katërmbëdhjetë rreshta, me 17 kafka në çdo rresht, në çdo anë të kullës.
Kafka e komandantit rebel u vendos në krye. / Bota.al