Që nga koha kur civilë japonezë u hodhën në krahët e vdekjes nga shkëmbinjtë e Saipanit, teksa forcat amerikane i afroheshin ishullit të Paqësorit në Luftën e Dytë Botërore, nuk ishte parë një akt i krahasueshëm vetëshkatërrimi kolektiv. Ndjekësit e rev. Jim Jones, një bamirësi dikur të respektuar nga Indiana, i cili degjeneroi në egomani dhe paranojë fillimisht u kishin ngritur pritë një grupi vizitorësh amerikanë, duke vrarë kongresmenin e kalifornias, Leo Ryan
“Ndërtesa e madhe kryesore ishte e mbushur me ngjyra të ndezura. Dukej si një parking i mbushur me makina. Kur avioni u ul pak më shumë, makinat u “shndërruan” në kufoma. Qindra kufoma me fustanë të kuq, këmisha blu, bluza jeshile, sandale rozë dhe pulovra shumëngjyrëshe fëmijësh. Çifte me duart përreth njëri-tjetrit, fëmijë që mbanin përdore prindërit. Asgjë nuk lëvizte. Fushat sapo ishin pluguar. Përrteth, p[emë bananesh dhe vreshtat lulëzonin. Por asgjë nuk lëvizte”…
[real3dflipbook id=”261″]