MAINSport

Kupa e Botës 2022: Kush e fitoi çmimin për ‘fuqinë e butë’?

Nga Simon Chadwick & Paul Widdop

Pas 4 javësh, 64 ndeshjesh dhe më shumë se një dekade polemikash, Argjentina e fitoi botërorin e Katarit. Dhe ndërsa Lionel Mesi dhe shokët e tij të skuadrës po kremtojnë fitoren ndaj Francës, ka përfunduar paralelisht edhe kompeticion tjetër:gara për fuqinë e butë.

Fuqia e butë është një mjet i politikës së jashtme. Ajo ka të bëjë me formësimin e perceptimeve dhe qëndrimeve globale, duke përdorur elementë të tilla si muzika, moda dhe sporti. Kupa e Botës në futboll është ndoshta platforma më e mirë për shfaqjen e fuqisë së butë, sepse 32 vende ekspozohen para miliarda njerëzve.

Gjatë këtij kompeticioni, mund të vërehen 3 lloje të fuqisë së butë:fuqia e butë brilante, e cila vjen nga nivelet e larta të performancës, dhe që gjeneron ndjenja admirimi; fuqia e butë e bukur, e cila frymëzon shpresë dhe një ndjenjë bashkimi; dhe fuqia e butë “dashamirëse”, e cila gjendet tek qëndrimet pozitive dhe altruizmi. Duke përdorur këto kategori ne kemi përcaktuar klasifikimin e mëposhtëm, Kupa Botërore e Fuqisë së Butë 2022.

Fituesja kryesore: Franca

Në renditjen globale të fuqisë së butë, Franca u ngjit në këtë pod për shkak të fitores së saj nëKupën e Botës 2018 në Rusi. Në botërorin e këtij viti, paraqitjet e këtij ekipi vetëm sa e kanë forcuar imazhin dhe reputacionin kombëtar. Skuadra franceze është mishërimi i fuqisë së butë të shkëlqyer, duke kombinuar stilin dhe elegancën me konkurrencën e fortë dhe duke projektuar një imazh kozmopolit, të larmishëm dhe të bashkuar.

Një lojtar (ndoshta më i miri në botë tani) është i rëndësishëm në këtë renditje:KylianMbappé. Klubi i tij, Paris Saint Germain (PSG), ka një rol kryesor në historinë e fuqisë së butë të Francës, duke ndihmuar në ndërtimin e kredencialeve të saj përmes një kombinimi të menaxhuar me kujdes të futbollit, modës dhe muzikës.

Thuhet se në fillim të këtij viti, presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalishtpër ta bindur Mbappe të mos largohej nga PSG për tek Reali i Madridit. Kaq e madhe është rëndësia e tij për Francën. Macron e kupton plotësisht ndikimin që ka sharmi, stili dhe besueshmëria në çështjet globale. Kur shkoi Doha pasi Franca kishte arritur në gjysmëfinale, u takua me Emirin e Katarit. Pas përfundimit të finales, ai zbriti në fushën e blertë për të ngushëlluar Mbappe.

Vendi i dytë: Koreja e Jugut

Kjo arritje është pjesërisht rezultat i politikës së qeverisë koreno-jugore, por edhe i patriotizmit entuziast të sektorit privat. Ndeshja e parë e Koresë së Jugut në këtë botëror erdhi pas paraqitjes së këngëtarit Jung Kook në ceremoninë e hapjes. Kook është një anëtar i BTS, një grup që ka qenë në ballë të asaj që është bërë e njohur si vala koreane (ose K-wave), e cila e vendos vendin në qendër të skenës globale në kinema, televizion dhe muzikë.

Së bashku me Kook, ishte edhe prodhuesi i makinave HyundaiKia, që ka një marrëveshje sponsorizimi me BTS, dhe që është gjithashtu një nga sponsorët kryesorë të FIFA-s. Koreja e Jugut ishte gjithashtu me fat që lojtari i saj më i njohur, Son Heung-min i Tottenham Hotspur,u rikuperua në kohë, duke i sjellë një famë globale kësaj skuadre.

Vendi i tretë: Maroku

Me një renditje përtej 20 vendeve të para të FIFA-s, me një histori të një performance të dobët në turnetë e mëdhenj, dhe pa emra të mëdhenj, pritshmëritë për këtë ekip nuk ishin të larta. Por ky Botëror ka rezultuar të jetë një triumf për Marokun, brenda dhe jashtë fushës.

Mënyra entuziaste dhe e çlirët me të cilën luajti kjo skuadër, krijoi një vlerë të madhe të fuqisë së butë, siç bënë disa nga lojtarët individualë.

Imazhet e mesfushorit Sofiane Boufal që kërcente në fushë me nënën e tij pas fitores së ekipit të tij ndaj Portugalisë, ishte një gjest i ngrohtë familjariteti dhe uniteti, që ka pasur rezonancëtek njerëzit në mbarë botën. Edhe mbështetja publike e lojtarëve marokenë për Palestinën, e ndihmoi gjithashtu ekipin që pëlqehej nga tifozët nga i gjithë rajoni.

Vendi i katërt: Japonia

Japonia fitoi shumë tifozë të rinj në Katar. Ashtu si në edicionin e vitit 2018, tifozët japonezë ishin të pranishëm në një numër të madh, dhe serish u morën me pastrimin e stadiumeve pas ndeshjeve. Duke e forcuar statusin e saj si kampione eë fuqisë së butë dashamirëse, kombëtarja japoneze pastronte përherë dhomat e zhveshjes pas ndeshjeve që zhvillonte.

Rregulli dhe pastrimi ka rrënjë të thella në Japoni. Por botërori nuk ishte vetëm një skenë për akte altruizmi. Japonia korri fitore mahnitëse ndaj dy prej superfuqive evropiane të futbollit, Gjermanisë dhe Spanjës.

Vendi i pestë: Arabia Saudite

Skifterat e Gjelbër shkuan në Katar si përfaqësues të një kombi të konsideruar gjerësisht si problematik. Dhe megjithëse ekipi nuk doli nga faza e grupeve, ai fitoi mbështetjen e shumëtifozëve. Imazhi i tyre u përmirësua më tej me një postim viralmediat sociale, që tregonte një numër të madh mbështetësish duke kërcyer me një këngë pop të vitit 1996 kur Arabia Saudite mundi kampionen e ardhshme, Argjentinën.

Një vlerësim i veçantë për Katarin

Që nga momenti kur paraqiti ofertën e tij për të pritur Kupën e Botës, Katari ka synuar të projektojë fuqinë e butë. Mikpritja e këtij vendi, mungesa e dhunës së huliganëve, dhe zonat plotë entuziazëm të tifozëve, duket se kanë funksionuar në favorin e tij. Por ky vend mund ta shohë veten ende cenuar, pasi mbeten shqetësimet për punëtorët emigrantë dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Testi do të jetë se si do të flitet për Katarin dhe këtë botëror në vitet në vijim. / “The Conversation” – Bota.al

Back to top button