Thenie

“Kur dy persona e duan njëri-tjetrin, ata nuk dashurojnë njësoj. Njëri është më i forti, tjetri më i dobëti”

Në këtë artikull ju sjellim disa thënie të veçanta nga disa prej filmave më të njohur.

“Humbja e vërtetë përjetohet kur do dikë më shumë se veten tënde”. – Good Will Hunting

“Njerëzit e mëdhenj nuk lindin të tillë, ata bëhen të tillë”. – The GodFather

Mos lejo asnjë person të të thotë se nuk mundesh ta bësh diçka. Mos më lejo as mua. Në rregull? Ti ke ëndrra, duhet t’i mbrosh ato. Kur njerëzit nuk munden ta bëjnë diçka vetë, të thonë se as ti nuk mundesh ta bësh dot atë gjë. Nëse e do diçka, mundohu dhe arrije. Pikë”. – The Pursuit of Happiness

Është e vështirë të qëndrosh i mërzitur, kur ka kaq shumë gjëra të bukura në botë”. – “American Beauty

“Duhet një guxim i madh për t’ju kundërvënë armiqve, ama duhet një guxim akoma më i madh për tëkundërshtuar miqtë”. – Harry Potter

Ka një magji që askush nuk e ndjen, përveç teje, kur rrezikon gjithçka për një ëndërr”. – Million Dollar Baby

Me vetëm tri fjalë, unë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar mbi jetën: “Ajo thjesht vazhdon””. – After Life

Kur njerëzit nuk të duan më, nuk mund të bësh asgjë për t’ia ndryshuar mendjen. Ata thjesht nuk të duan më”. – Miss Americana

Jeta është e paparashikueshme. Jo gjithçka është nën kontrollin tonë, por për aq kohë sa je me njerëzit e duhur, mund të përballosh gjithçka”. – Brooklyn Nine-Nine

Kur dy persona e duan njëri-tjetrin, ata nuk dashurojnë njësoj. Njëri është më i forti, tjetri më i dobëti”. – The Sacrifice

Është qesharake. Ne të gjithë kemi ëndrra. Ne planifikojmë të ardhmen, sikur të jemi kapitenët e fatit tonë, kur në fakt jemi thjesht pasagjerë. Ne shkojmë atje ku na çon fati”. – Passengers

Back to top button