Your Life

Leksion për jetën nga Gianluca, ish kampioni i Juventus që po përballet me sëmundjen e rëndë

Gianluca Vialli është një figurë e njohur për skuadrën e Juventusit. Karriera e tij përmban shumë suksese, por më i madhi është ai i 22 majit 1996, kur në Romë ai ngriti kupën e “Champions League” si kapiteni i Juventusit. Mirëpo vitet e fundit, ai është duke kaluar një nga dramat më të mëdha personale. Vialli aktualisht është 57 vjeç dhe vuan nga tumori i pankreasit. Kohët e fundit ai ka qenë i ftuar në emisionin “Una semplice domanda” (Një pyetje e thjeshtë), ku është shprehur për jetën e tij private, dhe mbi tëgjitha për sëmundjen e tij.

Kampioni është munduar gjithmonë të jetë një shembull për vajzat e tij, sidomos nga momenti që zbuloi se vuante nga tumori. “Unë jam i bindur se fëmijët tanë ndjekin më tepër shembullin tonë, se sa fjalët tona. Mua më ka mbetur më pak kohë që të jem një shembull për vajzat e mia, pasi e di se nuk do të vdes i moshuar. Çdo sjellje e bëj duke pasur këtë gjë në mendje. Pikërisht për këtë arsye, mundohem të jem njëshembull i mirë për to. Kujdesem t’u mësoj atyre se lumturia varet nga mënyra se si e sheh jetën; se sa e rëndësishme është thjeshtësia; dhe se sa vlerë ka të dëgjosh më tepër e të flasësh më pak. Sekreti i lumturisë, sipas meje, është të qeshësh më shpesh dhe t’i ndihmosh të tjerët”.

Raporti i Gianluca Viallit me vajzat e tij ka ndryshuar, pasi edhe ato e kanë kuptuar se ai nuk do të jetë nëkëtë botë për shumë gjatë. Për këtë arsye, edhe vajzat e tij mundohen t’i tregojnë çdo ditë se sa shumë e duan babanë e tyre. Ne shpresojmë që kampioni ta ketë jetën të gjatë, në mënyrë që të jetë një shembull i mirë për to dhe të vazhdojë të na motivojë me fjalët e tij.

Back to top button