Kur e detyrojmë veten të tregojmë se jemi të fortë për një kohë të gjatë, rrezikojmë të lodhemi emocionalisht. Personat që preken nga kjo formë e lodhjes, janë ata që shqetësohen për të bërë më të mirën në të gjitha marrëdhëniet me të tjerët, duke lënë shpesh pas dore prioritetet, ëndrrat dhe nevojat e tyre.
Simptomat e para të lodhjes emocionale nga të qenurit i fortë për një kohë të gjatë
Si çdo gjendje tjetër në jetë, kur lodhemi emocionalisht, ne përjetojmë disa shenja që duhet t’i identifikojmë. Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk do të dimë as se si t’i trajtojmë ato.
– Lodhja fizike: Zgjimi çdo ditë duket i vështirë, pasi nuk sheh asgjë motivuese që të të nxisë të zgjohesh i motivuar dhe plot energji pozitive.
– Mungesa e motivimit: Nuk ndihesh i frymëzuar për të bërë as minimumin e aktivitetit të përditshëm. Gjithçka e bën si një detyrë që duhet bërë, pa ndjerë kënaqësi apo interes për përmirësim.
– Irritohesh lehtësisht: Fillon ta humbasësh vetëkontrollin dhe të irriton gjithçka që të rrethon. Edhe kritika më e vogël që mund të të bëjnë, fillon të të irritojë pamasë.
– Pagjumësia: Me aq shumë gjëra sa ke në mendje, fillon të përjetosh edhe vështirësi me gjumin.
– Probleme me kujtesën: Lodhja emocionale ndikon edhe në kujtesë, pasi fillon të bëhet më e vështirë tëpërballosh edhe gjërat më të vogla.
– Vështirësi në të menduar: Lodhja ngadalëson të menduarin. Në momente të tilla fillon të kesh nevojëpër më tepër kohë për të realizuar aktivitetet e tua të përditshme.
Si ta përballosh lodhjen emocionale?
Mënyra më e mirë për ta përballuar këtë formë të lodhjes, është duke gjetur kohë për të pushuar. Duhet tëmësosh të stabilizosh prioritetet, duke kuptuar se vetëm kur ndihemi mirë brenda dhe jashtë, mund ta përmirësojmë jetën tonë dhe të ndihmojmë personat që na rrethojnë. Në kërkim të paqes dhe qetësisë, shumë persona kanë nevojë për më tepër kohë për të shkuar me pushime ose për të udhëtuar në disa vende që u japin atyre qetësinë dhe frymëzimin, për të cilin kanë nevojë. Nëse udhëtimet nuk janë një mundësi për ty në këto momente, atëherë mundohu të përfshish në rutinën tënde më tepër aktivitete që të japin lumturi dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Mundohu të mos shfaqesh përherë sikur je i fortë, tregoje ndonjëherë edhe çfarë ndjen realisht, ama vetëm me personat që i beson dhe që e di se nuk do e përdorin diçka të tillë në interes të tyre.