Teknologji

Lojërat më të mira për Android: Çfarë duhet të luani në 2016?

Screen Shot 2016-06-14 at 09.51.03Shadow Fight 2

Luhet: Offline

Shadoë Fight 2 është një lojë fantazi me luftim, kontrolle intuitive dhe shumë armë. Eshtë relativisht e ngadaltë për një lojë luftimi, që do të thotë se shpesh goditjet kanë të bëjnë më shumë me vendimet strategjike, se sa me reagimet e shpejtë: përpjekja për të ruajtur nervat dhe mbrojtur nga një seri sulmesh me shëndetin që sa vjen e bie të bën vërtetë nervoz. Eshtë falas.

Screen Shot 2016-06-14 at 09.52.42

Roll the ball

Lloji: Puzzle (Gjëzë)

Roll the ball është një lojë tip puzzle (gjëzë) me prekje që kërkon të përdorësh fizikën dhe aftësitë inxhinierike për të fituar. Duhet që të paktën të bëni një farë planifikimi, gjë e cila kërkon jo pak strategji. Eshtë një lojë që stërvit trurin dhe që ju mban të fokusuar si dhe ju ndihmon në aftësitë planifikuese. Kështu që nëse kërkoni sfidë, kjo është për ju.

Screen Shot 2016-06-14 at 09.54.58

Cut the Rope 2

Loja e preferuar e qindra-mijëra përdoruesve të Androidit, Cut the Rope 2 mbetet ende shumë e pëlqyer. Ideja është të ushqesh me karamele një qenie të vogël të gjelbër. Si mund ta bësh? Duke prerë litarin, sigurisht. Loja ka grafika fantastike si dhe gjëza të zgjuara. Megjithatë mos e merrni me lehtësi: loja bëhet e vështirë me shtimin e niveleve. Por për shkak se suksesi është gjithmonë shumë pak lëvizje larg, kjo lojë nuk të mërzit asnjëherë.

Screen Shot 2016-06-14 at 09.57.24

Stack

Stack është një lojë ndërtimi me blloqe e cila kërkon gjetjen e kohës së duhur dhe nerva celiku. Eshtë e mbushur me aksion, por ka edhe një thjeshtësi “freskuese” të pabesueshme. Kjo sepse blloqet dhe ngjyrat e sfondit ndryshojnë gjatë lojës dhe nga një raund tek tjetri. Kur luan Stack, gjetja e kohës është shumë e rëndësishme. Duhet të ndërtosh një kullë me blloqe që rrëshkasin nga e majta dhe e djathta e ekranit. Nëse je qoftë edhe pakëz jashtë vendi, do të humbasësh pjesë të bllokut. Dhe teksa humbet gjithnjë e më shumë, bëhet shumë e vështirë të gjesh kohën dhe shumë shpejt e humbet fare dhe loja mbaron.

Screen Shot 2016-06-14 at 09.58.56

Plants vs Zombies 2

Eshtë një prej lojërave klasike falas me mbrojtje dhe vazhdimi i saj mund të jetë ylli i këtij zhanri. Ideja është që të mundësh një ushtri zombiesh që afrohet. Eshtë një lojë strategji shumë e balancuar por që krijon varësi, ndaj bëni kujdes. Secila fazë e lojës ka tiparet e veta unike, që do të thotë që gjithmonë dalin sfida të reja. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button