Një central i madh energjetik pranë Kievit u shkatërrua plotësisht nga sulmet ruse, tha kompania e energjisë Centrenergo.
Centrali i Trypillyas ishte furnizuesi më i madh i elektricitetit për tre rajone, përfshirë Kievin, thanë zyrtarët.
“Shkalla e shkatërrimit është e tmerrshme,” tha kryetari i Centrenergos, Andriy Hota.
Rusia ka vënë sistematikisht në shënjestër sistemin energjetik të Ukrainës.
Sulmet e mëngjesit të së enjtes shkatërruan “transformatorin, turbinat, gjeneratorët. Ata shkatërruan 100% të centralit”.
Një zjarr shpërtheu në punishten e turbinave të centralit të Trypillyas – 50 km në jug të Kievit – pas sulmit të madh ajror të enjtes.
Shefi i Centrenergos tha se centrali ishte goditur nga disa raketa. Stafi në turn ishte në gjendje të shpëtonte, tha ai, sepse vrapuan për t’u mbrojtur sapo goditi droni i parë.
Banorët u bënë thirrje të mbyllin dritaret, si dhe të ngarkojnë të gjitha pajisjet.
Më shumë se 80 raketa dhe dronë kryen sulme në të gjithë Ukrainën në orët e hershme të së enjtes. Shumë prej tyre synonin infrastrukturën energjetike dhe pothuajse një e treta arritën të kalonin mbrojtjet ajrore të Ukrainës.
Disa orë më vonë, Centrenergo konfirmoi se centrali i Trypillyas ishte nxjerrë jashtë përdorimit. Kapaciteti prodhues i kompanisë së tij në Ukrainë tani ishte shkatërruar.
Ky ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ukrainës me energji elektrike dhe ngrohje. Ai operonte dy centrale të tjera – njëri në rajonin e Kharkivit, i cili u shkatërrua në fund të marsit, dhe një në një zonë të rajonit të Donetskut, që u mor nga Rusia në 2022.
Centrali termik i Trypillyas ofronte energji për tre rajonet qendrore të Zhytomyr, Cherkasy dhe Kiev.
Shkatërrimi i centralit të Trypillyas nuk do të ishte një çështje kritike për Ukrainën gjatë verës, mendonte ai, megjithëse në dimër do të bëhej një “problem gjigant”.
Ndërsa centrali mund të rindërtohet me ndihmën e pjesëve rezervë nga Evropa, ai thotë se do të mbetet i dobët përballë një sulmi pa mbrojtje ajrore të fuqishme nga aleatët e Ukrainës.
Të paktën dy centrale të tjera termike pësuan “dëme të rëndësishme” gjatë natës në perëndim të Ukrainës, duke vënë edhe më shumë presion mbi furnizimin me elektricitet në mbarë vendin. / bota.al