Bota

“Mars One”, Eskperti: Do jetë tragjedi për ata që kanë vendosur të shkojnë

Screen Shot 2015-03-23 at 12.06.37

Misioni për të dërguar njeriun në Mars mund të transformohet në një tragjedi. Eshtë presidenti i INstitutit italian të Astrofizikës, Giovanni Bignami, që ka bërë thirrje për maturi në të përjavshmen L’Espresso. Një thirrje drejtuar atyre 100 milionerëve fatlumë që kanë financuar projektin Mars One, i cili garanton t’i dërgojë në planetin e kuq deri në vitin 2023.

Duke parë që Mars One “nuk ka as probabilitetin më të vogël që të dërgojë ndokënd në Mars, duhet shpresuar që e gjithë kjo nuk do të transformohet në një tragjedi”. Pjesëmarrësit, “të paditur e pakëz mitomanë – thotë me sarkazëm Bignami – do të zbulonin gëzimin e të jetuarit të ditëve të pasigurta, të kapur pas fijes së shpresës se nuk do të ketë probleme, përpara se të shterojë edhe fryma e fundit, ndërkohë që rërat e kuqe rrinë e vështrojnë”. Në fund të fundit, i vetmi rezultat konkret i shkencës në lidhje me ëndrrën e kolonizimit të Marsit (legjenda par excellence e Nëntëqindës dhe e Luftës së Ftohtë) ka qenë njohja deri në themel e kushteve që pengojnë jetën në planetin e kuq, sidomos duke parë që nga 50 misione të provuar, vetëm 5 kanë zbritur në Mars: një atmosferë e papërfillshme, më pak se 1 përqind e tonës dhe ku nuk merr dot frymë (nuk ka oksigjen), që bën të pamundur që uji të jetë i lëngshëm, temperaturat janë pothuajse gjithmonë shumë  të ulëta, plus që ka stuhi të tmerrshme rëre, e të tjera, e të tjera…” /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button