Video

Materiali filmik: Dëshmi të reja për alienë në Zonën 51

Screen Shot 2015-02-04 at 2.52.18 PMNjë revistë në Zelandën e re ka publikuar një material filmik në të cilin pretendohet se ka prova që tregojnë kryerjen e autopsisë së një alieni.
Sipas revistës ka prova të qarta që dëshmojnë se trupat e alienëve u gjetën në zonën 51 në vitin 1947, nga ajo që njihet si rasti Roswell.
Megjithatë edhe pse publikimi deklaron se ka prova për alienët në Zonën 51, pamjet nga video duket se janë marrë nga një klip i realizuar në vitin 2006, me titullin “Autopsia e Alienëve”.
Sipas Isak Teri, i cili  është specialist në studimin e pamjet filmike UFO, pamjet duket se janë vepër e artistit John Hamfris, i cili ka konfirmuar se ai e “krijoi” trupin alien.
Gjithsesi shfaqja e “‘dëshmive” të fundit ka rindezur teoritë se përplasja e objektit të paidentifikuar në Roswell në vitet 1940, kishte të  bënte me alienët./j.h

Leave a Reply

Back to top button