Covid19

Mbi 100 mijë të prekur dhe rreth 2500 viktima, Turqia nis bllokimin e vendit

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Turqi i ka kaluar 100 mijë.

Ministri turk i shëndetësisë tha se ka shkuar në 101,790 numri i të infektuarëve.

Vendi regjistroi 115 vdekje gjatë 24 orëve të fundit dhe 3,116 raste të reja, tha Fahrettin Koca në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Me shifrat e fundit, viktimat e Turqisë kanë arritur në 2.491.

Një bllokim katër-ditor filloi sot në 31 qytete, përfshirë Ankaranë dhe Stamboll, dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, raporton AFP.

Qeveria tashmë ka ndërmarrë një seri masash, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe universiteteve, ndalimin e tubimeve masive dhe mbylljen e hapësirave publike siç janë restorantet./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button