BotaMAIN

Mbyllet spitali në Londër, 70 mjekë dhe infermierë të izoluar, shumica të infektuar

Një shpërthim i infeksioneve të koronavirusit në një Spital në Londër në zonën elektorale të kryeministrit Boris Johnson ka çuar në mbylljen e Zonës së Aksidenteve dhe Urgjencës, ndërkohë që janë izoluar 70 persona të stafit spitalor.

Ambulancat dhe pacientët e urgjencës tani janë dërguar në spitale të tjerë në të gjithë kryeqytetin.

Në një deklaratë për The Independent, Hillingdon Hospitals Foundation Trust bëri të ditur se “një shpërthim i Covid19 u shpall në 3 korrik. Të martën më 7 korrik, 70 pjesëtarë të stafit u izoluan ndërkohë që shumica prej tyre kanë rezultuar pozitivë për Covid19.

“Si rezultati, trusti ka marrë masën parandaluese të mbylljes së Hillington Hospital për ambulancat e urgjencës dhe urgjencat”.

“Trusti është duke e menaxhuar shpërthimin në përputhje me udhëzimet e Shëndetit Publik në Angli.”

Përhapja vjen pasi një pavijon për fëmijë u mbyll në një spital në Lancashire muajin e kaluar për shkak të një shpërthimi në mes të stafit.

Reparti pediatrik në Royal Lancaster Infirmary dhe 38 personave nga stafi iu kërkua që të izoloheshin.

Ekzistojnë shqetësime se shërbimi i testimeve dhe gjurmimit i qeverisë mund të ndikojë në mënyrë disproporcionale në stafin e NHS nëse ata identifikohen si kontakte të ngushta të dikujt që rezulton pozitiv.

Personelit që kishte mbajtur veshje të plotë mbrojtëse nuk i ishte kërkuar të izoloheshin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button