Psikologji

“Me kalimin e viteve fillon t’i kalosh vështirësitë me më shumë siguri dhe qetësi”

Kohë më parë ndenja pa punë për një periudhë rreth dy vjeçare dhe kam rrezikuar që karriera ime tërrënohej. Askush nuk më dha punë, askush nuk më telefonoi, nuk kisha oferta pune. Kalova nga personi që të gjithë e dëgjonin, tek personi që nuk i binte asnjëherë telefoni. Në atë moment kisha dy zgjedhje: ose të bija në dëshpërim, ose të nisja nga zero.

Nisa një praktikë të dytë dhe kjo ishte më magjepsëse se e para. Ndodhi gjithashtu edhe në një moshë mëtë madhe, e cila sigurisht që ndikoi. Kur je 45 vjeç, ke një këndvështrim ndryshe. Nuk je i sigurtë qëgjërat do të shkojnë mirë, por ruan një formë qetësie dhe sigurie që nuk i ke në moshë të re.

Nuk ka shkrimtarë që të kenë shkruar vetëm kryevepra, apo regjizorë që të kenë bërë vetëm filma shumëtë vlerësuar. Ka momente kur gjërat shkojnë mirë, ka edhe momente kur shkojnë keq. Por unë me qetësi përballoj gjithçka dhe jam i lumtur që po kaloj mirë për momentin. Shpresoj të zgjasë kjo periudhë”. – Amadeus

Ka momente në jetë, kur duket sikur gjithçka po na shkon keq dhe jemi gati të heqim dorë e tëdorëzohemi. Harrojmë se pikërisht në momente të tilla vështirësie duhet të gjejmë forcën brenda vetes për të vazhduar më fuqishëm përpara, ose për të nisur diçka të re. Nuk ka asgjë të keqe të heqësh dorë nga diçka për të nisur diçka tjetër. Përkundrazi, mund të jetë diçka akoma më e mirë, një investim më i mirëpër veten. Një fillim i ri nuk do të thotë një dështim për të shkuarën, përkundrazi, një fillim i ri duhet tëshihet si një investim dhe përfitim në të ardhmen. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar me kujdes e me plane të qarta. Kur diçka nuk shkon siç duhet, nuk ka asgjë të keqe të vazhdojmë përpara me një plan tjetër, por që do të na çonte në të njëjtin përfundim.

Back to top button