“Divorcet më duken të neveritshme. Unë nuk do të divorcohem kurrë”.
“Fjalët më bëjnë shumë përshtypje. Nëse një mashkull më flet rrjedhshëm dhe bukur, unë mbaroj fare”.
“Që një martesë të jetë e suksesshme, mendoj se çdo femër dhe çdo mashkull duhet të kenë banjon e tyre. Pikë”.
“Më pëlqejnë femrat që duken si femra. Askush nuk është më feministe se unë, por nuk ke pse të dukesh sikur nuk po ta ndjen për të tjerët. Mund të jesh e zgjuar, e bukur dhe tërheqëse estetikisht për të tjerët dhe për veten”.
“Fakti që kam vuajtur nga çrregullimi bipolar, më ka bërë të kuptoj rëndësinë e të kërkuarit ndihmë. Nuk ka pse të vuajmë në heshtje dhe nuk ka pse të kemi turp për të kërkuar ndihmë”.
“Unë përpiqem të qëndroj pozitive. Të jem negative nuk është gjë e mirë për personalitetin tim. Mundohem gjithmonë të mos e ul veten time”.
“Unë ndoshta mund të jem artistja e parë që mund ta pranojë se bukuria ka përfitimet e veta. Mendoj se bukuria është një dhuratë dhe duhet të nxjerrësh maksimumin prej saj. Unë kam punuar shumë që të dukem sa më mirë”.
“Ekzistojnë njerëz që presin se duhet të dukem njësoj si në televizion, atje ku unë kam një drejtor fotografie dhe ndriçimi. Më vjen keq t’i zhgënjej këta njerëz, por nuk dukem ashtu gjithë kohës. Asnjë aktore nuk duket po njësoj”.
“Kjo rryma e femrave super të dobëta më fut frikën. Nuk kam pse t’ju gënjej, edhe unë shkoj në palestër dhe mundohem si çdokush tjetër. Por ndonjëherë e shoh tapetin e kuq dhe më duket si një konkurs të kalosh nëpër të”.
“Unë jam më e pasigurtë nga sa u lejoj njerëzve të shohin. Ndonjëherë e mbron veten me një lloj mburoje që njerëzit të mos shohin gjërat që nuk do të shohin”.