Thenie

“Më tepër armë, do të thotë më pak lumturi”. Thënie kundër luftës në një kohë të vështirë

“Nuk duhet të jeni kurrë pro luftës. Mendoni mbi të gjitha për fëmijët, të cilëve u hiqet shpresa për njëjetë të denjë. Fëmijë të vrarë, të lënduar, jetimë. Në emër të Zotit, ndaluni!”. – Papa Francesku

“Nëse shpenzon më tepër të ardhura për armë, shpenzon më pak për njerëz. Më tepër armë, do të thotë mëpak lumturi. Më tepër armë do të thotë më tepër mjerim”. – Mehmet Murat Ildan

“Asgjë nuk e ndal luftën, përveç njerëzve që duhet të refuzojnë të shkojnë në luftë”. – Albert Einstein

“Nuk ka pasur asnjëherë luftëra të mira, apo paqe të këqija”. – Benjamin Franklin

Paqja është virtyt i qytetërimit. Lufta është krim i tij”. – Viktor Hygo

Më kanë pyetur një herë se pse nuk merrja pjesë në kryengritjet kundër luftës. U kam thënë se nuk do e bëja kurrë, ama nëse do të realizohet një lëvizje pro paqes, unë do të jem atje”. – Nënë Tereza

Lufta, në fund të fundit, është një mashtrim. Një mashtrim i të rinjve nga më të moshuarit, i ushtarëve nga politikanët dhe i idealistëve nga cinikët”. – Chris Hedges

“Një person i lirë për të zgjedhur, do të zgjedhë përherë paqen”. – Ronald Reagan

“Paqja ndërtohet. Nuk është diçka që duhet arritur nëpërmjet luftës”. – Brent Davis

Po, ka shumë politikanë gënjeshtarë dhe për këtë fakt nuk ka asnjë dyshim. Disa prej tyre përveçse gënjeshtarë, janë edhe vrasës serial, sepse i dërgojnë njerëzit në luftë”. – Mehmet Murat Ildan

Back to top button