“Çdo gjë që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë”.
“Të ashtuquajturat dështime janë vetëm sfida të përkohshme”.
“Mundësia… ndonjëherë vjen e ngatërruar në formën e mungesës së fatit apo humbjes së përkohshme”.
“Mendohu dy herë para se të flasësh, sepse fjalët dhe ndikimi yt mund të hedhin themelet e suksesit ose dështimit në mendjen e dikujt”.
“Mbaje mendjen tënde të fiksuar në atë çfarë do në jetë: jo në atë që nuk do”.
“Mbaje mendjen të përqendruar në një synim të caktuar dhe vëzhgo se si bota qëndron pranë teje për të lejuar ta arrish atë gjë”.
“Pika e fillimit të çdo arritjeje është DËSHIRA. Mbaje këtë vazhdimisht në mendje. Dëshira e dobët sjell rezultate të dobëta, ashtu si një zjarr i dobët sjell më pak nxehtësi”.
“Kur vendos ta mbyllësh në mendjen tënde derën e mendimeve negative, dera e mundësive hapet për ty”.
“Duhet të përqendrohesh tek mundësitë për sukses, jo tek mundësitë për dështim”.
“Njeriu mund të korrë sukses më shumë dhe më shpejt duke i ndihmuar të tjerët të jenë të suksesshëm”.