Bota

Merkel: Nuk ka shkurtim borxhi për Greqinë

SWITZERLAND-DAVOS-ANGELA MERKEL-SPEECHE ka thënë për të përditshmen Hamburger Avendblatt, duke theksuar se “bankat i kanë falur disa miliona Athinës dhe që ka qenë një heqje dorë në mënyrë të vullnetshme nga ana e kredidhënësve privatë”, por që nuk mund të bëhet fjalë për shkurtime të reja.
Eshtë hera e parë që Merkel flet nga e diela, kur zgjedhjet e përgjithshme i dhuruan fitoren Syrizës, partisë së Alexis Tsiprasit, e cila është shprehur tashmë disa herë kundër normave të shtrëngimit të vendosura nga trojka e Bankës Qendrore Europiane, Komisionit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kancelarja ka shtuar se “Europa do të vazhdojë të shfaqë solidaritet për Greqinë, ashtu si dhe për vende të tjerë të goditur nga kriza”, por që “këta duhet të cojnë deri në fund përpjekjet për reforma”.

Leave a Reply

Back to top button