Ekonomi

Merkel takon Mario Draghin. Nuk ka Europë “me dy shpejtësi”

Trump, Europa me dy shpejtësi, dhe Greqia; ndërsa populizmi përflak sheshet. ka qëlluar në një moment veçanërisht të vështirë takimi midis Presidentit të BQE, Mario Draghi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. I mbuluar nga një sekret të padepërtueshëm, si gjithmonë, takimi i dedikuar gjendjes së eurozonës duket se shënon një ndryshim të kursit në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe bankës qendrore, që në kohët e fundit kanë qenë të vështira. Në mbrëmje kancelarja, duke përsëritur se nuk do të donte të komentonte takimin ka bërë megjithatë një sqarim të rëndësishëm, për një nga temat: “Unë do të doja që të bëja një sqarim – ka thënë ajo – në lidhje me një keqkuptim që është ngritur, për një Evropë me shpejtësi të ndryshme. Ekziston tashmë, pasi jo të gjithë vendet e Komunitetit Europian janë në Euro. Por nuk është e vërtetë që kam folur për shpejtësi të ndryshme në lidhje me Eurozonën, përkundrazi zona e Euros duhet të ketë kohezion dhe të vazhdojë të mbështesë të gjithë projektet që kemi përgatitur, si për shembull fondi i shpëtimit të shteteve. Në vend të kësaj, ka shtuar ajo, mund të kemi në brendësi të BE sektorë ku mund të ekzistojë një bashkëpunim i forcuar, si ka propozuar së fundmi Danimarka, në lidhje me drejtësinë. Megjithatë, këta projekte duhet të jenë të hapur për të gjithë, nuk është e mundur që tre shtete të ulen, të vendosin dhe të ecin përpara vetë, duke lënë të tjerët jashtë””. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button