Vajza në foto quhet Francesca Sebastiani, është 22 vjeçe dhe jeton në Secondigliano të Napolit. Sëfundmi, ajo ka bërë diçka vërtet të madhe. Disa ditë më parë ajo iu përgjigj një njoftimi pune për shitëse në një dyqan. Francesca i pyeti për pagesën dhe përgjigjia ishte: “70 euro në javë, 280 euro në muaj nëtotal. Punohet 6 ditë nga 10 orë çdo ditë për një total prej 60 orësh në javë, me një ditë pushimi. Ora paguhet diku tek 1.10 euro”.
Kur vajza nuk e pranoi ofertën, pronarja e dyqanit i tha: “Ju të rinjtë e sotëm nuk keni dëshirë për tëpunuar”. Në këtë pikë, Francesca iu përgjigj duke i ngritur zërin dhe duke e shpërndarë gjithçka në rrjetet sociale. Fjalët e vajzës ishin: “Mjaft me këtë histori. Unë u tregova shumë e sjellshme dhe i thashë se nuk me interesonte oferta e saj e punës, ndërkohë që shumë të tjerë mund të kishin përdorur fjalë edhe më tërënda. Por duke qenë se ajo këmbëngulte, duhet t’i përgjigjem pse nuk pranova. Me një pagesë të tillë nëjavë, as juve nuk do të pranonit po të ishit në vendin tim.
Edhe nëse do të ishte djali juaj në të njëjtën pozitë, ju do t’i thoshit të mos pranonte. Me një pagesë tëtillë, nuk arrin të mbyllësh as pagesën e transportit deri në dyqanin tuaj, pa llogaritur shpenzimet e ushqimit të përditshëm. Mendoj se edhe unë jam një person dhe kam të drejtë të zgjedh vendin tim tëpunës”.
Në kushtet kur çmimet janë rritur, ka ende pronarë biznesesh që kërkojnë punonjës, por me pagesa qesharake. Kohët e fundit me siguri edhe ju keni lexuar për pronarët e bizneseve në bregdet, të cilët janëankuar se nuk po gjejnë dot punonjës dhe po detyrohen të punojnë familjarisht për të mos i mbyllur bizneset e tyre. Sigurisht që nuk mund të gjendet fuqi punëtore, për aq kohë sa pagesat që ofrojnë disa punëdhënës nuk dalin as për të përmbushur nevojat bazike, për të mos menduar pastaj që të heqësh mënjanë ndonjë kursim (pasi kuptohet që kur je në punë, duhet të kursesh diçka për ta përdorur në njëmoment vështirësie). Doja ta mbyllja këtë artikull me një mesazh për gjithë pronarët e bizneseve: “Nëse pagesat e ofruara janë tepër të ulëta (mendoni që ka ende kamarierë që punojnë me pagesë poshtë 30 mijëlekëve në muaj dhe pa siguracione), mos pretendoni të gjeni punonjës”.