Eddie Jordan zbulon disa lajme për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit, më shumë se 9 vjet pas aksidentit të tmerrshëm
Pas aksidentit me ski që ndodhi në Meribel në dhjetor 2013, Michael Schumacher u detyrua të jetonte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore për shkak të një dëmtimi të rëndë të trurit. Këto janë të vetmet informacione të sigurta, për pjesën tjetër bashkëshortja e tij Corinna ka zgjedhur të ruajë konfidencialitetin maksimal për kushtet shëndetësore të kampionit të Formula 1.
Kanë kaluar gati dhjetë vjet që piloti i Ferrarit nuk është shfaqur në publik. Shumë pak njerëz lejohen ta vizitojnë atë pasi një mik i rremë shkrepi fshehurazi një foto dhe më pas u përpoq ta shiste për mediat. Sot Eddie Jordan, njeriu që e ndoqi në fillimet e karrierës, rikthehet për të folur për Schumacherin.
“Është aty, por nuk është”: Eddie Jordan zbulon Michael Schumacher
Eddie Jordan, ish-drejtori i ekipit të Jordani, ishte ai që kuptoi talentin e një Michael Schumacheri në atë kohë shumë të ri, duke e shoqëruar atë gjatë viteve të para në Formula 1, përpara se të transferohej në Benetton dhe, më vonë, te Ferrari, ku ai fitoi titullin kampion. Sot, Jordan është pranë Mick, djalit të kaizerit, i cili po ndjek gjurmët e të atit.
Dhe duke folur për Mick Schumacher, Eddie Jordan la të rrëshqasë, në faqet e OLBG, një referencë për kushtet shqetësuese shëndetësore të Schumacherit: “Arsyeja pse ndihem shumë afër tij (ai i referohet Mick) është sepse nuk është është e lehtë ta dish se babai yt nuk mund të jetë më pjesë e familjes, ai është aty, por nuk është aty”.
“Ndjeja shumë për Michaelin, bëra gjithçka për ta gjetur, për t’i dhënë shansin e tij të parë në Spa, nuk zgjati shumë, por ajo dashuri për të vazhdon ende dhe do të zgjasë gjithmonë për aq kohë sa mund të marr frymë”, shtoi në fund skocezi Jordan, në kujtim të kampionit të paharruar të sportit.
Duke ruajtur sekretin e kërkuar nga nëna e tij, 23-vjeçari Mick Schumacher, i cili po ndjek hapat e të atit si pilot i Formula 1, bëri homazhe publikisht për pilotin e madh, duke zgjedhur për sezonin 2023 një kaskë shumë të ngjashme me atë që vishte Kaiser gjatë një prej paraqitjeve të tij të fundit në kampionatin botëror.
“Michael është ndryshe”: rrëfimi i gruas së tij Corinna
Fjalët e Jordan konfirmojnë atë që tashmë është thënë nga gruaja e Michael Schumacher, Corinna Betsch, e cila në dokumentarin e Netflix kushtuar karrierës sportive të bashkëshortit të saj kishte thënë: “Michael është aty, por ai është ndryshe”. Mick, në një nga rastet e rralla që fliste publikisht për këtë, kishte bërë të ditur se babai i tij aktualisht nuk mund të flasë.
Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, i cili ishte veçanërisht i afërt me pilotin gjatë përvojës së tij në Formula 1, kishte deklaruar gjithashtu se Schumacher është në gjendje të komunikojë me sy. Ne e dimë gjithashtu se kampioni i ndjek ende garat në televizion, siç e ka treguar shefi i tij i Ferrarit, Jean Todt, dhe se, megjithatë, ai mezi i njeh njerëzit me të cilët takohet.
Në realitet, janë vetëm tre persona të lejuar brenda shtëpisë në Majorca, në Ishujt Balearik Spanjoll, ku Michael Schumacher tani jeton me gruan e tij, pasi kishte shitur vilën historike në Gland, në liqenin e Gjenevës, të cilën më parë e kishte në pronësi. Corinna Schumacher ka vendosur në fakt konfidencialitetin maksimal për gjendjen e burrit të saj dhe vetëm fëmijët e saj Mick dhe Gina-Maria dhe vëllai i tij Ralf mund ta vizitojnë atë. / bota.al