MAINMuzike

Miley Cyrus: Një himn për gratë që ia dalin mbanë vetë

Ajo nuk ka nevojë për një burrë pranë saj. E tregoi këtë duke lënë pas një martesë (me Liam Hemsworth), e cila e pengoi të ishte vetvetja dhe tani ka nxjerrë në treg këngën e saj më të fundit, Flowers, hiti më i dëgjuar në Spotify. Një himn për gratë që ia dalin mbanë vetë, si rasti i saj

Nga Simona Siri

Ishte maji vitit 2019. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth shfaqen së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “Avengers:Endgame” në Los Angeles. Ajo kishte veshur një kostum të zi të markës “Saint Laurent”, ai një kostum me ngjyrë të errët por pa kravatë. Dukeshin shumë të bukur por edhe shumë të dashuruar, sepse sapo ishin martuan, në dhjetorin e 2018-ës. Megjithatë në pozimin para fotografëve ndodh diçka. Në një moment Miley nxjerr gjuhën siç di të bëjë vetëm ajo dhe fillon të lëpijë duke bërë shaka qafën e bashkëshortit të saj. Ai buzëqesh, tërhiqet paksa dhe më pas i thotë duke pëshpëritur – por jo aq sa të pengonte leximin e buzëve – “A ka mundësi të sillesh mirë të paktën një herë?”. Ai është momenti ku Miley duhet të ketë menduar se që nga ai moment ajo do t’i blinte vetë lulet për veten.

Nuk do të ndryshoj për ty

E publikuar më 13 janar – rastësisht ose ndoshta jo, në ditën kur Liam kishte ditëlindjen – kënga e saj e re Flowers, u klasifikua e para në hit-paradën e SHBA në javën e debutimit, duke marrë mbi 101 milionë klikime në Youtobe dhe 838.799 transmetime në Spotify.

Në ditët në vijim ajo u pa 33.5 milionë herë në TikTok.

Ndërsa Shakira këndonte këngën tjetër hakmarrëse kushtuar ish-partnerit Gerard Piqué: gratë nuk qajnë, ato arkëtojnë të ardhura të reja. Më pak e drejtpërdrejtë sesa kënga e këngëtares kolumbiane, ajo e Miley është një himn mbi vetëvendosjen e femrës, mbi forcën e një gruaje të re, e cila e kuptoi se nuk kishte nevojë për një burrë pranë saj për të qenë e lumtur, dhe aq më pak për atë që është përpjekur gjithmonë ta ndryshojë, ta zbusë, ta shndërrojë në atë që për të ishte imazhi i vajzës së mirë.

“Kënga juaj e re mbart pishtarin e fuqizimit, dhe na inkurajon të gjithave që të gjejmë brenda vetes forcën për të këmbëngulur dhe pasur sukses edhe vetëm”- shkroi Gloria Gaynor, një aktiviste e njohur në fuqizimin në grave. Dhe në fakt ajo është e tillë: Kënga “Flowers”; nis aty ku mbaron kënga “I will survive”: Pasi ai u largua dhe ti ke ndërruar bravat e shtëpisë, pasi të kesh mbijetuar, pasi u frikësove dhe ngurtësove, pasi të kesh qarë vazhdimisht më në fund dhe në vend se të qash sërish mendon se mund t’i blesh edhe lule vetes, mund të vallëzosh vetëm, se nuk ka nevojë që dikush të mbajë dorën sepse ti je në gjendje ta duash me shumë veten sesa do të donte ai.

Një dasmë për të shpëtuar marrëdhënien

“Flowers” do të ishin e përsosur edhe kështu, me ritmin tipik të diskotekave, me atë refrenin që të hyn në kokë dhe nuk del kurrë, me videoklipin ku ajo kërcen zbathur dhe duke u stërvitur në të njëjtën kohë. Një këngë e mrekullueshme pop, por që në fakt është edhe diçka më shumë.

Është një transformim tjetër i ish-gjeniut të vogël të Disney-t, i asaj brunes topolake të njohur me emrin artistik Hannah Montana që u pëlqente aq shumë fëmijëve. Në qendër të vëmendjes që në moshën 9-vjeçare, e famshme që kur ishte 13-vjeç, Miley sot 30 vjeçe është gruaja që e ka ditur gjithmonë se çfarë donte të ishte.
Ajo dhe Liam u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”. Marrëdhënia e tyre me jo pak ulje-ngritje, midis ndarjeve dhe ribashkimit zgjati 10 vjet. Në fillim ishin adoleshentë dhe më pas u rritën bashkë. Në fillim të panjohur (sidomos ai), dhe më pas shumë të famshëm. Bashkë dhe më pas të ndarë. Kur në fund të vitit 2018, u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e familjes Cyrus në Nashville, gjithçka u duk shumë e qetë.

Një muaj më parë, një zjarr kishte shkatërruar shtëpinë e tyre në Malibu (asaj të cilës Miley i kishte kushtuar këngën me të njëjtin emër, e shoqëruar me një videoklip në plazh) që i zhduku pjesët e fundit të një jete të mëparshme, të një faze të turbullt.

“Zjarri bëri atë që unë nuk do të kisha mundur ta bëja vetë. Më largoi nga ajo që nuk i shërbente më qëllimit të saj. Mendoj se kjo ishte në fakt domethënia e martesës për mua. Një përpjekje e fundit e dëshpëruar për ta shpëtuar atë marrëdhënie”- do të shpjegonte ajo në një intervistë për revistën “Rolling Stone” në vitin 2020.

Mesazhet e koduara

Martesa zgjati më pak se një vit. Në fillim Miley pati një lidhje me një grua, influencuesja e njohur në rrjetet sociale Kaitlynn Carter, dhe më pas me muzikantin Cody Simpson. Ndërkohë Liam u lidh me modelen Gabriella Brooks, me të cilën jeton ende. Menjëherë pas ndarjes, Miley mohoi se problemi mes tyre kishte të bënte me njerëzit e tjerë.

“Nuk kam asnjë sekrete për të zbuluar. Unë nuk jam e përsosur dhe as që dua të jem, është e mërzitshme. Unë u rrita para jush, por çështja është se unë u rrita. Unë e dua Liam dhe do ta dua gjithmonë, por më duhej të merrja një vendim të shëndetshëm për veten time duke lënë pas jetën e dikurshme. Refuzoj të mendoj se martesa ime përfundoi për një tradhti”- do të shkruante ajo në rrjetet sociale.
Por nuk mendojnë kështu fansat, të cilët në videoklipin e “Flowers” kanë filluar të lexojnë mesazhe të koduara. Fustani i artë me të cilin fillon kënga? Duket si një referencë ndaj atij të veshur në premierën e filmit “Hunger Games” me protagoniste Jennifer Lawrence, mikesha e saj që në film luan bashkë me Liam.

Ka të ngjarë që të jetë ajo gruaja me të cilën e ka tradhtuar, duke qenë se vetë Lawrence e ka pranuar puthjen e tyre jashtë sheshit të xhirimeve. Kostumi i burrave që mban veshur kur kërcen zbathur? Është veshur nga Liam në premierën e famshme të filmit “Avengers”, kur ai i tha “sillu mirë”.

Dhe vetë teksti i këngës, që i ngjan një përgjigje ndaj këngës së Bruno Mars “When I Was Your Man?”: “Duhet të të kisha blerë lule, të të kisha shtrënguar dorën”- shkruhet në refrenin e kantautorit, pikërisht në këngën që Liam ia kushtoi gruas së tij gjatë ceremonisë martesore.

Vlerësimi i Diane Keaton

Teoritë që qarkullojnë në rrjet janë të shumta: mund t’u besohet ose jo. Ose mund t’i përmbaheni fakteve: “Flowers” është suksesi i një këngëtareje, meritat e të cilit janë lënë shumë shpesh në hije nga skandalet. Një vajzë e vogël e lindur në qendër të vëmendjes, e cila u bë artistja më e talentuar e brezit të saj.

Dhe mbi të gjitha e arriti këtë gjë në mënyrën e saj. I veçantë ishte komenti i aktores së famshme amerikane Diane Keaton, kur pak ditë më parë postoi në Instagram klipin e këngës duke shkruar: “Kënga jote më bëri të nisja të kërceja në kopshtin e shtëpisë. Është diçka që duhet ta bëjmë të gjithë. Faleminderit Miley, që na kujton sesa bukur është të kërcesh vetëm”. / People – Bota.al

Back to top button