KultureMistere

Misteri i kryeveprës së Leonardo Da Vinçit

Vetëm 15 piktura nga ana e mjeshtrit të Rilindjes Italiane, Leonardo da Vinçi, njihen si të tijat. Por nëse ka patur më shumë se kaq… dhe nëse vepra me e madhe e Leonardos – që mendohet se është shkatërruar në vitin 1563 – të jetë fshehur në mënyrë të sigurtë, në pritje për t’u zbuluar?

Screen Shot 2016-02-14 at 15.00.45

Tablloja e madhe

Në vitin 1503 Republika e Firences (tanimë pjesë e Italisë), porositi Leonardo da Vinçin për të pikturuar një murale në Palazzo Vecchio (Pallati i Vjetër ), në të cilën qe vendosur qeveria e qytet-shtetit. Muralja duhet të realizohej në një mur në sallën e Pallatit të Pesëqindve, ku 500 anëtarët e këshillit të madh të qytetit mbanin mbledhjet dhe merrnin vendimet e tyre.

Etërit e qytetit, dëshironin të pasqyruar skenat e ushtrisë së Firences që triumfonte mbi armiqtë e saj, kështu që Leonardo pikturoi “Betejën e Angiarit”, në të cilën Firence dhe aleatët e saj mundën dukatin e Milanos në qershor të vitit 1440…

[real3dflipbook id=”938″]

Leave a Reply

Back to top button