Mistere

Misteri i Kubit të Salcburgut

Në vitin 1885, Reidl, një punonjës në një uzinë të vogël austriake, zbuloi Kubin misterioz të Salzburgut. Ai çau një shtresë qymyri, duke gjetur një kub të çuditshëm hekuri brenda tij. Kubi kishte shumë të çara dhe vrima të vogla, një ngjyrë të çuditshme, dhe një çarje të thellë në qendër. Reidl nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, kështu që ia tregoi shefit të tij, dhe së bashku e dorëzuan në Muzeun ‘Heimathaus’ të Vjenës.

Vitin tjetër, një profesor në muze me emrin Adolf Gurlt, e studioi kubin dhe vendosi që ai ishte pjesë e një meteori. Por studime të mëtejshme nga Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë, provuan se kubi nuk ishte në fakt një meteorit, por një objekt i prodhuar artificialisht nga një burim i panjohur.

Mendohej se qymyri që e “prodhoi” Kubin e Salcburgut, ishte të paktën 60 milionë vjet i vjetër.

Ajo që e shton misterin rreth Kubit, është se si disa njerëz në fakt besoj se ai është zhdukur. Arsyet për këtë veprim, variojnë nga ekzistenca e një komploti të fshehtë, deri tek hedhja në plehra si një copë shkëmbi e pavlerë. Kjo, natyrisht injoron faktin se Kubi në fakt ekziston, dhe mund të gjendet në mënyrë të sigurtë në shtëpinë e tij të zakonshme, Muzeun “Heimathaus në Vjenë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button