- Rënia
Eshtë mënyra e mendjes për t’ju paralajmruar në lidhje me një situatë në jetën tuaj, ku ndiheni pa kontroll. Hidhuni një sy financave, marrëdhënieve, karrierës etj dhe deshifroni se cila fushë po shkon në drejtimin e gabuar. Përpiquni ta rregulloni situatën.
2. Kur të ndjekin
Tregon se jeni duke shmangur dicka në jetën tuaj. Kush po ju ndjek? A po përpiqeni të shmangni një konfrontim në jetë? Një përgjegjësi apo detyrim? Ndalni vrapin. Përballuni me situatën dhe hidheni pas.
3. Rënia e dhëmbëve
Përfaqëson instiktet dhe sfidat e mbijetesës. Juve ju duhen dhëmbë të mirë që të hani, të tërhiqni partnerine si pasojë të riprodhoheni. Endrrat për dhëmbët ushtrojnë instiktet tuaja për të mbrojtur veten dhe pamjen tuaj. A keni një situatë në jetë e cila po e gërryen besimin tuaj?
4. Humbja
Nëse humbni apo kërkoni dicka në ëndërr, kjo tregon ankth. A po i hyni një sfide të re, për të cilën ndiheni të papërgatitur? Nëse shihni ëndërr që dikush tjetër ka humbur, mund të nënkuptojë që keni ndjenja të pazgjidhura për këtë person.
5. Uji
Uji përfaqson pastërtinë, ndryshimin, rinovimin dhe jetën e re. Konteksti është i rëndësishëm. Nëse i ofroni ujë të tjerëve, do të thotë që po ofroni jetë të re apo ndryshime pozitive. Të zihesh në një tajfun, do të thotë të ndihesh i “përmbytur” nga një ndryshim që po të ndodh në jetë.
6. Merimangat
Lidhen me manipulimin. Ose po manipuloheni dhe duhet të vetëdijësoheni, ose po manipuloni dikë dhe duhet të ndalni. Merimangat krijojnë rrjeta dhe kurthe. Gjeni se ku jeni duke futur dikë në kurth, apo ku janë duke ju futur ju në kurth.
7. Lakuriq
Një sens i fryrë i vetvetes apo dobësi. A mos po pretendoni të jeni më shumë se sa jeni? Kjo ëndërr zvogëlon gënjeshtrat që mund të jeni duke jetuar. Në terma primitivë, të jesh lakuriq në publik të vendos në disavantazh – për shembull, as një armë nuk ke ku e fsheh.
8. Shtatzënë
Tregon që duhet të hapni rubinetin e kreativitetit tuaj. Keni një dëshirë të panjohur për një ide të re, për të krijuar një copë artë, apo të nisni një projekt të ri krijues. Burrat që ëndërrojnë sikur janë shtatzënë, mund të jenë duke kërkuar pushtetin që gratë e përftojnë duke u bërë nëna.
9. Vdekja
Nënkupton fundin simbolik të dickaje. NUk tregon që do të vdesësh. Të vdesësh në një ëndërr do të thotë të kërkosh për një fillim të ri apo të kalosh një transformim shpirtëror. VDekja e një njeriu të dashur tregon që ky person nuk është më pjesë e jetës tënde, apo që të mungon një cilësi e caktuar që ky person e ka.
10. Të jesh vonë
Tregon se ndien që e ke humbur shansin për të përjetuar një lloj përmbushjeje në jetë. Mund të tregojë gjithashtu një paaftësi për të bërë një lidhje, pendesë për një shans të humbur, apo nevoën për të vënë rregull në jetë. Fokusohuni në gjërat që ju interesojnë. / www.bota.al