“Muzika ime reflekton kohën, në të cilën jetojmë, si në termat e marrëveshjeve, ashtu dhe në subjektet që trajtohen në tekst”.
“Besimi në dashuri nuk ka datë skadence”.
“Unë jam një femër, një mama, një vajzë, një mikeshë, një qenie njerëzore si çdo qenie tjetër. Unë thjesht shkruaj këngë dhe i performoj ato, dhe ndihem me fat që ia dal të jetoj me muzikën time. Krahas kësaj, unë buzëqesh, qesh, qaj, si çdo femër tjetër”.
“Nuk e mendoja asnjëherë se muzika mund të sillte një rritje personale, por realisht e sjell”.
“Unë jam një person, femër, mama dhe këngëtare tepër optimiste. Në të njëjtën kohë, jam edhe tepër realiste, kur mendoj për aspekte të tjera të jetës sime”.
“Muzika nuk ka qenë një detyrim për mua; që nga mosha e hershme, unë e mendoja si një moment lirie, kur e shprehja veten tënde. Unë e kuptoja se sa shumë lumturi mund të sillte muzika, dhe se sa shumë vlerë kishte për mua”.
“Krahasimi është diçka njerëzore, diçka normale”.
“Mos kërko arsye për të urryer, aty ku ka arsye për tëdashuruar”.
“Sepse anglishtja është një gjuhë universale. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse këndon në anglisht, mund të kuptohesh në gjithëbotën”.
“Unë kam qenë e frikësuar, e frikësuar nga skena, por punova me këtë frikë. Nëse të çojnë drejt një dere, nuk duhet të dyshosh se mund ta hapësh atë derë”.