Psikologji

Mos u kushoni vëmendje njerëzve toksikë. Dhe do ikin vetë…

Ajo që njerëzit toksikë kërkojnë më së shumti është vëmendja. Ata duan që dikush t’i shohë dhe t’i bëjë të ndjehen të rëndësishëm. Dhe përpiqen në çdo mënyrë që një ngjarje apo situatë të rrotullohet rreth tyre.

Kur e kupton se një nga këta njerëz ka arritur qëllimin e vet, privojeni nga vëmendja.

Nëse personi toksik angazhohet në një bisedë, ndryshoni temën dhe ua jepni të tjerëve mundësinë për të folur. Gjëja më e zakonshme është që ky person do të përpiqet të sjellë bisedën rreth fushave ku ndjehet i sigurt. Ju mund ta shmangni duke shpjeguar se tema tashmë është diskutuar njëherë, dhe se tani po flisni për diçka tjetër.

Në pak minuta, personi toksik do të largohet. Me kalimin e kohës do të largohet plotësisht kur të kuptojë se nuk po e merr vëmendjen që kërkon.

Leave a Reply

Back to top button