Motivuese

Motivim për të gjithë: “Ti je i fortë, sepse rrëzohesh, thyhesh, ama nuk e lëshon kurrë veten”

Nëse ke kaluar një ditë jo fort të këndshme dhe ke nevojë për pak motivim, atëherë je në artikullin e duhur. Në këtë material do të mund të lexoni një tekst motivues nga Gio Evan, njëshkrimtar dhe poet i njohur Italian, i cili njihet për shkrimet e tij motivuese. Shpresojmë t’ju frymëzojë në dozën e duhur, për tëdhënë maksimumin tuaj në vijim.

“Ti je i fortë, sepse edhe kur bie, di të biesh në mënyrën e duhur.Bie dhe i thyen të gjitha, ama përveç ëndrrave. Ëndrrat e tua nuk thyhen asnjëherë. Ti u ke mësuar atyre se si të qëndrojnëgjithmonë në këmbë. Ti je i fortë, sepse rrëzohesh, thyhesh, zbehesh, përkulesh, ama nuk e lëshon kurrë veten. Ti je i fortë, sepse arrin ta kontrollosh çdo moment. Ti arrin të dallosh zgjedhjet e duhura nga ato të gabuarat.

Kur bota nuk është argëtuese, ti e gjen përherë një mënyrë për ta argëtuar botën. Je i fortë, sepse atë që të tjerët e quajnëkonsumim, ti e quan vetëpërmirësim. Dhe kur bota të rrëzojë e të copëtojë në mijëra pjesë, ti në heshtje do ta ngjisësh çdo pjesëdhe do të fillosh të ecësh me këmbët në tokë dhe me kokën nga qielli.

Je i fortë, sepse kërkon ndihmë atëherë kur duhet. Ti nuk iakthen asnjëherë shpinën diellit. Edhe kur e bën diçka të tillë, e bën për t’i dhënë një dorë hënës. Je i fortë, sepse di ta bësh gjithçka mirë edhe i vetëm”. – Gio Evan

Back to top button